Ndalohet, tentoi të kalojë me vizë false
KAPSHTICË – Një 35-vjeçar ka tentuar të kalojë përmes Kapshticës drejt Greqisë me një vizë false, por është ndaluar dhe prangosur nga autoritetet policore kufitare. Burime zyrtare të policisë rajonale të Korçës, thanë se, “shtetasi Riza Basha, 35 vjeç, nga fshati Shishman i Peshkopisë, u arrestua pasi dyshohet të ketë përdorur një vizë të falsifikuar greke për të kaluar në Greqi nëpërmjet doganës së Kapshticës". Sipas policisë, 35 vjeçari është paraqitur në doganë me një pasaportë që dyshohet se e mbante vizë të falsifikuar greke, dhe nga verifikim i vizës ka rezultuar si e parregullt. Zyra e Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e policisë Korçë, vendosi të premten masën e “arrestit” për 35 vjeçarin ndaj të cilit rëndon akuza e "falsifikimit të pasaportave, letërnjoftimeve dhe vizave".
21 Qershor 2008