E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallën në kërkim dy vëllezër, aksidentuar për vdekje të moshuarin



DURRËS – Dy vëllezër, teksa drejtonin automjetin e tyre, kanë aksidentuar me vdekje një të moshuar, dhe më pas janë zhdukur, duke u shpallur persona në kërkim nga policia. Burimet zyrtare në Drejtorinë e Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se kanë shpallur në kërkim dy vëllezërit, Astrit dhe Dritan Memelli, të cilët aksidentuan për vdekje mbrëmjen e së enjtes me automjetin e tyre shtetasin Mahmut Qyra. Më pas ata kanë braktisën vendin e ngjarjes, pa i dhënë ndihmën e shpejtë të aksidentuarit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë pohojnë se aksidenti ndodhi në rrugën Shën Vlash-Spitallë, rreth orës 20.10. 80-vjeçari Qyra nuk ka arritur të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes së mjekëve të spitalit rajonal të Durrësit, ku ai u përcoll me urgjencë. Burimet thanë se policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Astrit dhe Dritan Memelli, ndërkohë janë marrë të dhënat e plota të automjetit të gjetur në vendin e aksidentit me targë AY 057 SS, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Vëllezërit akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit, për largim nga vendngjarja dhe mosdhënie ndihme për të aksidentuarin”, -përfunduan burimet.

21 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›