Operacioni, “LUXI 2008” kap Porcshen luksoz
SARANDË – Operacioni i organizuar nga policia ka përfunduar me prangosjen e një 40-vjeçari, i cili posedonte një makinë luksoze tip Porcshe, e denoncuar si e vjedhur në Itali. Burimet zyrtare të Policisë së Vlorës bëjnë të ditur se të enjten në mbrëmje, në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “LUXI 2008”, nga ana e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme të komisariatit të Sarandës është identifikuar dhe bllokuar autovetura tip fuoristradë “Porcshe Caynne”, me targe “DR 8333 D”. Sipas tyre, makina e kushtueshme rezulton të jetë e vjedhur në Italia. Burimet policore bëjnë të ditur se është ndaluar shtetasi Qirjako Gjini, ndaj të cilit nisi procedimi penal ne gjendje të lirë për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike.
21 Qershor 2008