E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndani me AMC urimet e festave, 100 SMS për vetëm 50 lekë



Gjatë të gjithë periudhës së festave deri më 31 janar 2010, të gjithë abonentët AMC, me parapagesë dhe me kontratë, mund të blejnë çdo ditë 100 SMS me vetëm 50 lekë dhe të urojnë miqtë e tyre. Për të gjithë ata që preferojnë të urojnë e të komunikojnë këtë fundvit nëpërmjet mesazheve, AMC u krijon mundësinë të dërgojnë më shumë SMS. Paketa më e re e AMC është jo vetëm e leverdishme por edhe shumë e thjeshtë. Abonentët mund të hyjnë në menynë “AMC Easy” (#100#), të zgjedhin kategorinë “Ofertat e mia” dhe aty përfitojnë ofertën. Nga ai çast mund t’u dërgojnë SMS të afërmve dhe të dashurve. Nëse blihen sot 100 SMS, janë të vlefshme deri në fund të ditës së nesërme dhe mund t’i dërgoni tek të gjithë numrat AMC. Urimet e festave shprehen më së miri me mesazhe, ndaj urojini të njohurit tuaj sa të dëshironi, sepse AMC ju jep çdo ditë paketa tërheqëse me SMS. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjithë abonentët AMC, të cilët gëzojnë tashmë gamën më të gjerë te shërbimeve në treg dhe mbulimin më të mirë, dhe gjithashtu marrin një asistencë profesionale në të gjithë “AMC Shop”, rrjetin më të madh në vend.

Tatimet paralajmërojnë bizneset: “Vendosni kasat, në të kundërt gjoba”

Tatimet kanë nisur fushatën e pajisjes me kasa fiskale për biznesin e madh në gjithë vendin. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Artur Papajani, procesi i pajisjes me regjistruesit fiskalë për qarkun e Tiranës është drejt përfundimit. Ka mbetur vetëm 5 -6 për qind e bizneseve që nuk i kanë instaluar akoma kasat. "Fundi i dhjetorit është afati përfundimtar për subjektet në Tiranë, ndërsa fundi i janarit 2010 për territorin e vendit",- u shpreh Papajani. Për bizneset që kanë shkelur afatet, Papajani deklaroi se janë marrë masa në formën e gjobave, ku nuk kanë munguar dhe bizneset që janë gjobitur më shumë se 1 herë. Ai paralajmëroi dhe përshkallëzimin e masave ndëshkuese për bizneset që do të rishkelin afatet. "Janë marrë masa që kanë filluar nga 100 mijë lekë gjobë. Ligji parashikon dhe bllokim për 3 muaj të aktivitetit. Kemi propozuar të rritet masa ndëshkuese",- u shpreh Papajani. Masa e parë është gjobë 100 mijë lekë dhe masa e dytë bllokim tre muaj i aktivitetit. Edhe pse disa herë është shtyrë afati i pajisjes me regjistruesit fiskal për bizneset, Papajani deklaroi se, “ky proces është një rrugë pa kthim dhe i detyrueshëm dhe se afatet ligjore nuk do të shkelen”.

Përditësimi i fundit: 12:11:14, 08.12.2009

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 92.36 -0.30
EURO EUR 137.07 -0.35
Poundi Britanik GBP 150.87 -0.80
Franga Zviceriane CHF 90.70 -0.15
Jeni Japonez (100) JPY 104.20 +1.25
Dollari Australian AUD 84.36 +0.09
Dollari Kanadez CAD 87.95 +0.49
Korona Suedeze SEK 13.11 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 16.16 -0.07
Korona Daneze DKK 18.42 -0.04
SDR SDR 146.91 -2.11
Ari(OZ 1) XAU 107362.17 +1,310.65
Argjend(OZ 1) XAG 1684.69 +5.66

Përditësimi i fundit: 07.12.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.85%
12M 12-mujor 7.81%
6M 6-mujor 6.71%
3M 3-mujor 5.78%
1M 1-mujor 5.17%
1Ë njëjavor 4.72%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.63%
1Ë njëjavor 6.02%
o/n njëditor 5.79%
12M 12-mujor 9.57%
6M 6-mujor 8.29%
3M 3-mujor 7.22%

9 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›