E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyrja e fundit e Oksidentit

19-04-2011 / Financial Times

Në Londër po zhvillohet një konferencë ndërkombëtare mbi të ardhmen e Libisë. Ndërhyrja kundër Gedafit është iniciativa e fuqive tashmë të vjetruara dhe vendet në zhvillim nuk duan të zënë vendin e tyre

Ata që mbështesin ndërhyrjen ndërhyrjen e jashtme janë të bindur se po luftojnë jo vetëm për t’i dhënë fund mizorive në Libi, por edhe për të dhënë një sinjal të fortë për të ardhmen. Ata duan të provojnë se i ka ardhur fundi kohërave kur një diktator masakronte popullin e tij. Bernard Henri-Lévy – filozofi francez që ka luajtur rolin e pamundur ndërmjetës midis rebelëve libianë dhe presidentit Nicolas Sarkozy – tha se “ajo që ka më shumë rëndësi në këtë çështje, është njohja e “detyrës për të ndërhyrë”.
Tek New York Times, Nicholas Kristof ka shkruar diçka të ngjashme: “Fuqitë botërore kanë të drejtë dhe detyrë të ndërhynë kur një diktator masakron popullin e tij. “Ky parim u aprovua nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005 dhe sipas Kristof ndërhyrja në Libi “përputhet me këtë koncept të ri”.
Do të ishte mirë sikur të besohej se doktrina e re e “përgjegjësisë për të mbrojtur”, e njohur me siglën R2P, është aplikuar me të vërtetë: mbështetësit e ndërhyrjes mund të gëzohen tani që trupat rebele po përparojnë shpejt drejt brigjeve të Libisë. Në të vërtetë ka shumë mundësi ë në vend të një “agimi të ri”, lufta në Libi të përfaqësojë urra-në e fundit të ndërhyrjes liberale.
E vërteta e trishtuar është se fuqitë perëndimore që promovojnë më shumë këtë koncept në të ardhmen nuk do të kenë as forcën e ndihmën ekonomike dhe as mbështetjen popullore që të ndërmarrin përsëri ndërhyrje të këtij lloji. Fuqitë ekonomike në zhvillim janë shumë skeptike në lidhje me supozimin e sfondit.
Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë votuar në favor të rezolutës së Kombeve të Bashkuara që autorizonte përdorimin e forcës në Libi. Grupi i identifikuar nga sigla BRIC – Brazili, Rusia, India dhe Kina – abstenoi: askush nga këta vende nuk ka kohë për të humbur me Gedafin. Përkundrazi, vende si Kina, India dhe Brazili duket se kanë shumë pak për të fituar – dhe shumë për të humbur – duke rrezikuar kapitale, njerëz, prestigj në ndërhyrjet jashtë vendit. Instinktivisht janë të prirur të mos përzihen me të tjerët, të përqendrohen në objektivat afatgjatë të fuqisë së tyre ekonomike. Një masakër në Libi sigurisht është për të ardhur keq, por Bengazi është mjaft larg nga Brazilia dhe Pekini.
Disa situata janë më komplekse. Gjermania abstenoi në votim, por duke bërë kështu u vetë – margjinalizua nga fuqitë perëndimore. Afrika e Jugut, e cila është ftuar në takimin e radhës të Brik, votoi në favor të zgjidhjes libiane, por menjëherë më pas kritikoi ashpër fushatën e bombardimeve.
Në përgjithësi tabloja është kjo: fuqitë perëndimore tashmë të krijuara provojnë akoma zellin misionar për të propaganduar të drejtat humane nëpër botë, ndërsa fuqitë në zhvillim janë më të kujdesshme dhe egocentrike.
Fakti është se aleatët perëndimorë luftojnë në një kontekst të dukshëm të shterimit të burimeve. Britania e Madhe sapo ka njoftuar shkurtime të mëdha në mbrojtje, madje dhe francezët po luftojnë për të kontrolluar deficitet e tyre buxhetore dhe për të ruajtur mirëqenien e tyre.
Hezitimi i krijimit të ushtrisë amerikane në lidhe me këtë angazhim të ri është evident. Presidenti Barack Obama dhe gjeneralët e tij e dinë që kanë mbaruar kohërat kur një president i Shteteve të Bashkuara mund të deklaronte se Amerika “do të bënte gjithçka që ishte e nevojshme për t’u bërë”. Admirali Mike Mullen, shef i shteteve më të mëdha të unifikuar, tha se rreziku më i madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara është deficiti buxhetor. Në periudhën post – Irak dhe post – Afganistan dhe mbështetja publike për operacionet ushtarake përtej oqeanit është në rënie të madhe.
Sigurisht, nëse ndërhyrja në Libi do të kishte sukses të shpejtë – me dëshminë e Gedafit dhe turmat e ngazëllyera në Tripoli – atëherë ndërhyrja liberale do të kishte impuls të ri. Megjithatë, suksesi mund të jetë një kurth: çdo ndërhyrje e suksesshme në fakt është premisë për një tjetër dhe sigurisht nuk do të ketë mungesë kandidatësh. Çështja tashmë është ngritur kur qeveria siriane hapi zjarr kundër popullit të saj. Sa më shumë kërkesa të ketë për fuqitë perëndimore, aq më evidente do të jetë shpërpjesëtimi midis ambicies dhe burimeve.
Ky boshllëk mund të mbushet një ditë nga BriK dhe fuqitë e tjera në zhvillim, gjithmonë nëse ndryshojnë qëndrimet ndaj ndërhyrjes liberale. Për momentin nuk ka të dhëna në këtë drejtim. Qeveria kineze, që i mban mend mirë evenimentet në sheshin Tienanmen në vitin 1989, dyshon tek parimi sipas të cilit fuqitë e huaja kanë të drejtën e ndërhyrjes në punët e një populli sovran për të evituar shkeljen e të drejtave të njeriut. E njëjta gjë vlen edhe për rusët, duke pasur para sysh përvojën e tyre në Çeçeni.
India, Brazili dhe Afrika e Jugut, janë vende demokratike që nuk kanë nevojë të qëllojnë kundër popullit të tyre. Megjithatë, e kaluara e tyre koloniale i bën të prirur për të pranuar me skepticizëm arsyet e sugjeruara nga fuqitë perëndimore që duan të përdorin forcën e tyre ushtarake në botë. Bëhet fjalë gjithnjë për fuqi në zhvillim, që nuk janë mësuar akoma të mendojnë në terma botërorë.
Përkundrazi, Britania e Madhe dhe Franca e kanë ruajtur instinktin e tyre global dhe pse nuk kanë tashmë burimet e nevojshme. Madje dhe Shtetet e Bashkuara – superfuqia ushtarake botërore – duket se ka humbur çdo ambicie për të qenë “xhandar global”. Në epokën viktoriane britanikët këndonin: “Nuk duam të luftojmë, por duhet ta bëjmë! Kemi anijet, kemi njerëzit, madje kemi edhe paratë”! Ndërhyrja në Libi duket kthimi i fundit i asaj kënge më tepër një deklaratë e guximshme e një epoke të re.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›