E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi shqiptar merr çmim në Krans Montana

Ceremonia

Kryetari i Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Ilir Zhilla, i cili mori pjesë në forumin e Crans Montanës te zhvilluar ne Bruksel, tha se “Shqipëria, u veçua në këtë forum si një rast i veçantë, i cili i rezistoi presionit të krizës fi nanciare globale, në sajë të reformave të ndërmarra nga qeveria në ekonomi para krizës”. Në forumin jubilar të zhvilluar në Bruksel, me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Crans Montanës, me medalje të Argjendë u nderuan nga Europa kreu i Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Ilir Zhilla, si dhe ish-kryetari i Këshillit të Europës, Walter Schwimmer. Në Forumin e 21 të Crans Montanës morën pjesë përfaqësues të biznesit, por edhe politikanë nga të gjitha kontinentet. Gjatë këtij forumi u diskutua mbi zhvillimin e energjetikës, por edhe masat postë-krizë, ku Shqipëria, sipas Zhillës, u veçua si një rast i veçantë, i cili i rezistoi presionit të krizës fi nanciare globale.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›