E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnisti fiskale dhe deklarim pasurie

Bode:

Qytetarët shqiptarë do të detyrohen të bëjnë deklaratën e të ardhurave të tyre personale. Ministri i Financave, Ridvan Bode, i ftuar në emisionin “Top Story”, tha se kjo do të ndodhë shumë shpejt. “Pas një jave do të shkojë në Parlament ligji për deklarimin e të ardhurave të vetë qytetarëve”, u shpreh Bode. Ministri deklaron për herë të parë e në mënyrë të qartë edhe për qëndrimin e qeverisë ndaj amnistisë fiskale të kërkuar me ngulm gjatë këtij viti nga biznesi. “Vendi ka nevojë për amnisti të plotë, të dalim nga periudha e gjatë e tranzicionit. Kushtet e debatit të pafund politik na kanë lënë pa mundësi diskutimi edhe me opozitën”, tha Bode. Edhe pse këtë viti buxheti i shtetit pëson një ulje të fortë të shpenzimeve për investime, ndërkohë që biznesi ka shfaqur shqetësime për mungesë likuiditeti, ministri Bode shpreson se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë e lartë. “Nga vlerësimet tona mendojmë se do të ketë një rritje 4-4.5 për qind”, theksoi kreu i Financave. Ministri foli në “Top Story” edhe për mënyrën se si do të rriten pagat e buxhetorëve, një vendim që pritet të merret nga qeveria gjatë javës së ardhshme e ndërkohë konfirmoi qëndrimin për uljen e deficitit buxhetor në nivele të ulëta historike.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›