E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, postblloqe dhe patrulla policie për trafikun në qarkullim

Uniformat e policisë së qarkullimit rrugor në Durrës kanë vendosur të patrullojnë dhe të vendosin postblloqe shërbimi në shumë nyje rrugore. Shefi i seksionit të qarkullimit rrugor në këtë qark, Xhemal Lushaj ka detajuar segmented rrugore më problemairke dhe që do të mbajnë peshën më të madhe të fluksit që nga mesi i muajit qershor dhe deri në fund të muajit gusht. Qarku i Durrësit ka disa plazhe të cilat shtrihen nga veri në jug të qarkut,-ka thënë Lushaj. Nisur nga përvoja e fituar si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore inspektariati i policisë rrugore ka shtuar patrullat me automjete të policisë si dhe postblloqet e palëvizshme. Bëhet fjalë për mbulim të shërbimit në 24 orë kryesisht në rrugët drejt Plazhit të madh të Durrësit, në drejtim të Hamallaj, Rrushkullit, Gjiut të Lalësit, Kepit të Palit etj. Akset rrugore të Durrësit janë segmentet më të ngarkuara në vend për shkak të fluksit shumë të madh të qarkullimit të mjeteve drejt qytetit turistik. Lushaj ka pohuar se patrulla të palëvizshme policie dhe me shërbim të pandërprerë nga 15 qershori deri me 31 gusht do të ketë në afërsi të Maminasit ku autostrada kryqëzon me rrugën për në Gjiun e Lalësit, në Sukth, Unaza e Shkozetit, Ura e Dajlanit, Mbikalimi në Plepa, Shkëmbi i Kavajës, Golem dhe Përroi i Agait, pika fundore e qarkut të Durrësit në kufi me Kavajën. Sipas Lushaj në një periudhë të afërt do të vinjë në ndihmë të efektivave të seksionit të policisë rrugore të Durrësit edhe efektiva shtesë për të përballuar orientimin dhe kontrollin e trafikut. 417 aksidente kanë ndodhur në Durrës në gjashtë muaj me 102 viktima. Segment shumë problematik është rruga Përroi i Agait-Plepa-Unaza e Shkozetit-Mbikalimi i Serave ngase shërben si arterie kryesore e qarkullimit të mjeteve nga Tirana apo Durrësi drejt Jugut të Shqipërisë. Fakti se Durrësi ka 67 km vijë bregdetare dhe se plazhe të tilla si në Hamalle, Rrushkull, Ishëm, Lalëz, Draç, sektori Rinia, Bisht Pallë, Porto Romano, Currila, Plazh, Shkëmbi i Kavajës deri tek kufiri me Kavajën tek Përroi i Agait shënojnë pikun e pushuesve në verë detyron përforcimin e shërbimeve. Ndërprerjet e rrugëve për të kaluar nga njëra anë në anën tjetër kanë shtuar riskun e aksidenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›