E Diel, 1 Nëntor 2026

"Barngrënësit", të rinjtë ndryshe të Japonisë

Në Japoni i quajnë "barngrënës"
dhe të shtunave në darkë
është momenti kur "ushtria" e
tyre del për "të gjuajtur". Është
një ushtri e parfumosur dhe e tëra e lyer
me xhel, me trupa perfektë e me veshje
tërësisht të ngjitura pas tyre. Habitati i
tyre është zemra e qytetit ku ata jetojnë
krejtësisht të paaftë për të marrë ndonjë
përgjegjësi personale. Gjatë pjesës më të
madhe të këtij dhjetëvjeçari, japonezët
që e çuan vendin në krye të listës së
vendeve ekonomikisht më të fuqishme
të botës, kanë parë me habi shfaqjen
dhe shumimin e një brezi të ri krejtësisht
të ndryshëm. Meshkujt japonezë rreth
të 30-ve duken tërësisht të çinteresuar
ndaj karrierës së tyre dhe shumë apatikë
në ritualet e moshës së tyre: si takimet e
dashurisë, seksi dhe martesa. Ata shpenzojnë
një sasi të jashtëzakonshme parash
për kozmetikë dhe veshje, si të ishin
vajza dhe ndërkohë jetojnë me mamatë
për një kohë të gjatë. Shumë shkrime
dhe libra japonezë të kohëve të fundit
kanë ngritur me të drejtë pyetjen: "Çfarë
po u ndodh meshkujve të kombit"? Pas
shumë përpjekjesh, më në fund ja ku
vjen një përgjigje: Ata po shndërrohen
në "barngrënës". Ky term u "fabrikua"
nga media japoneze disa vjet më parë
dhe është shndërruar në një legjendë
të vërtetë metropolitane. Me sa duket,
pjesa më e madhe e meshkujve japonezë
janë shndërruar në barngrënës dhe
kanë devijuar në maksimum nga tipi i
zakonshëm i mashkullit të shekullit të
kaluar: luftarak dhe pijanec. Bëhet fjalë
për një brez tërësisht ndryshe nga ata të
mëparshmit. Të gjitha modelet e së kaluarës
po shndërrohen pak e nga pak në
relike. "Barngrënësit" janë tërësisht apatikë,
nuk kanë shpirtin e konkurrencës
dhe nuk janë mbi të gjitha të përkushtuar
ndaj punës, simptomë kjo e zhgënjimit të
tyre me ekonominë e trazuar japoneze.
Ata ndihen si të braktisur dhe të zhgënjyer
kur shohin prindërit e tyre që
punuan shumë dhe fi tuan shumë pak.
Një tipar tjetër i "barngrënësit" është
se ai ka një lidhje të jashtëzakonshme
me të ëmën, parapëlqen shkretëtirën
dhe udhëtimet jashtë vendit dhe është
i prirur për të pasur lidhje platonike me
seksin e kundërt, ku fi ziku përfshihet
gjithnjë e më pak. Ata do të ishin shumë
të lumtur që të kalonin një natë bashkë
me një grua pa e prekur me dorë. Kjo ka
një të mirë, se ata nuk i harxhojnë paratë
me prostituta. Aktualisht në Japoni
dasitë mes klasave sa vjen e po bëhen
më të mëdha dhe brezi i ri, veçanërisht
meshkujt, po përpiqen që të adaptohen
me ndryshimet e thella sociale që po
ndihen kudo. Meritokracia po gërryhet
nga pabarazia dhe varfëria po shtohet.
Sipas një raporti të fundit, Japonia zë
vendin e dytë për shkallën e varfërisë në
vendet e zhvilluara në botë, pas Shteteve
të Bashkuara të Amerikës. Më shumë se
80% e 35-vjeçarëve japonezë jeton me
një të ardhur vjetore prej 2 milionë jenësh,
që është edhe pragu i varfërisë. Ata
janë të pashpresë se do të kenë mundësi
ndonjëherë në jetën e tyre që të martohen,
apo të blejnë shtëpitë e tyre. Rreth
një e treta e forcës së punës japoneze ka
një punësim me kohë të pjesshme dhe
besimi në të ardhmen është në shkallën
më të ulët të mundshme. Për shumë
meshkuj të rinj në moshë, ëndrra e viteve
të pasluftës për një punësim të mirë,
martesë dhe shtëpi banimi, edhe pse me
sakrifi ca, po zbehet. Në kundërpërgjigje
të kësaj, një pjesë e madhe e të rinjve i
kanë kanalizuar energjitë dhe ëndrrat e
tyre në të tjera gjëra. Ata po përqendrohen
gjithnjë e më tepër në sipërfaqësinë
e jetës dhe konsumizëm, ose me pak fjalë
po tentojnë të largohen nga kuptimi i
vërtetë i jetës. Miliona të rinj preferojnë
ta kalojnë kohën të mbyllur në shtëpi,
para televizorëve apo kompjuterëve,
duke bërë jetën e parazitëve në kurriz
të prindërve. Mungesa e dëshirës për të
gjetur një partner real i ka futur shumë të
rinj japonezë në botën virtuale, në fi lmat
pornografi kë, apo lojëra të ndryshme
seksuale, ku nuk e kanë të nevojshme
praninë e partnerit. Kjo është një nga arsyet
se përse përdorimi i prezervativëve
ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, madje që
prej një dhjetëvjeçari. Edhe ata që tentojnë
martesën e duan atë të barabartë
me partneren, pra partnerja duhet që
patjetër të ketë punë dhe të gjitha detyrimet
të ndahen me të. Në të shkuarën,
meshkujt japonezë kanë qenë maço dhe
seksistë. Ata i braktisnin gratë e tyre kur
u dilnin përpara gjëra më të mirë, ndaj
në njëfarë mënyre është shumë pozitiv
fakti që ata po zbulojnë anën e tyre
femërore dhe po përpiqen që në vend të
skllaves të kërkojnë partnere, veçse kur
kjo teprohet, gjërat nuk shkojnë mirë.
Sipas psikologëve, është në rritje edhe
numri i të ashtuquajturve burra si gra.
Pra, me pak fjalë meshkuj të cilët preferojnë
që femrat t‘u paguajnë faturën e një
dreke, apo t‘u bëjnë dhurata ose blejnë
veshje. Kjo sepse ndoshta sistemi aktual
i vuri meshkujt nën një presion shumë
të madh. Presion në punë, në shtëpi,
në shoqëri. Ata nuk e dinë kur do të
pushohen nga puna, nuk dinë si t‘ua
plotësojnë nevojat grave të tyre, dhe
kështu vjen një moment që disa syresh
të lodhur dorëzohen dhe zgjedhin rolin
e femrës. Kështu, nuk kanë barra më për
të mbajtur dhe ndihen më të lirë, porse
ndërkohë kanë humbur shumë nga
identiteti i tyre. Ajo çka po vihet re, në
fakt jo vetëm në Japoni, por edhe gjetkë
në Perëndim, është një zbehje gjithnjë e
më e madhe e dallimit mes gjinive. Pra,
të ashtuquajturit alfamale, pra meshkuj
të fortë, po shndërrohen në meshkuj të
"kastruar". Për këtë le të marrim vetëm
rezultatin e një sondazhi të fundit të
kryer në një tualet në qendër të Tokios.
Në këtë vëzhgim-sondazh u vu re se 40%
e meshkujve që përdornin tualetin, edhe
kur urinonin uleshin në tualet sikundër
bëjnë femrat. Një tjetër shkak për këtë
shndërrim, ose përkulje të mashkullit
janë gratë qaramane, të cilat kërkojnë
e kërkojnë vazhdimisht maksimumin
nga meshkujt e tyre, pa dhënë gjë vetë,
ndërkohë që gjërat po ndryshojnë. Për
sa u përket më të rinjve, tendenca është
se ata po tentojnë gjithnjë e më tepër
të harxhojnë para, edhe kur kanë pak
para, në blerjen e produkteve kozmetike,
si kremra për zbutjen e lëkurës së
fytyrës, kremra për depilimin e qimeve
të trupit, e sidomos parfume dhe xhel.
Mbi këtë tendencë të meshkujve është
ngritur një industri e tërë kozmetike
dhe reklamash që po fi ton në mënyrë
marramendëse. Madje ka disa raste kur
meshkujt blejnë produkte kozmetike më
shumë se femrat. Në Tokio ka dyqane të
posaçme për produkte meshkujsh. Ato
po shndërrohen në magazina gjithnjë
e më të mëdha e të shumëllojshme dhe
shitja ka arritur nivele të papara më parë.
Nga ana tjetër qëndrojnë meshkujt e
ashtuquajtur "mishngrënës". Sigurisht
që ka ende nga ata dhe këta i shohin me
përçmim tendencat e reja dhe përqafuesit
e këtyre tendencave. Megjithatë
nuk bëhet fjalë për një traditë krejt të
re e të panjohur, por për diçka që po
ringjallet nga e kaluara. Kështu, nga viti
1603-1868, në Japoni lulëzonte një kulturë
me elementë të fortë androgjenë.
Gjatë periudhës së Tokugavas, meshkujt
luanin role femrash në skenë dhe
femrat kishte raste që paraqiteshin në
publik me veshje meshkujsh. Edhe në
kulturën seksuale kishte shembuj dhe
shprehje të biseksualizmit. Elementi që
bën bashkë periudhën Tokugava dhe
ditët që po jetojmë është paqja. Që nga
Lufta e Dytë Botërore, Japonia ka jetuar
në paqe, larg çdo lloj konfl ikti, dhe kjo
ka bërë që meshkujt të mos jenë dhe të
mos kenë arsye për të qenë aq luftarakë,
por të merren më shumë me pamjen e
tyre të jashtme. Për disa psikologë, këto
ndryshime vijnë për mirë, për disa të
tjerë janë tregues i një epoke plogështie
dhe mungese shprese. Megjithatë, një gjë
është e sigurt, që Japonia po ndryshon,
dhe në këtë rast nuk është e vetme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›