Ndërkombëtarët: Kosova nuk mund të kërkojë shpërbërjen e UNMIK-ut
Zyrtarë ndërkombëtarë janë shprehur kundër shpërbërjes së UNMIK-ut. Gazeta “Koha ditore” citon disa zyrtarë, të cilët kërkesën e Kosovës për mbylljen e misionit të UNMIK-ut e quajnë të pavend, pasi Kosova zyrtarisht nuk ekziston për OKB-në dhe ajo nuk është anëtare e saj. Kërkesa verbale e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, e paraqitur javën e kaluar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për përfundimin e mandatit të UNMIK-ut, aktualisht mbetet forma e vetme e veprimit të institucionet kosovare në lidhje me këtë çështje. Këto burime kanë sqaruar se mocioni për mbylljen e çfarëdo misioni të OKB-së mund të bëhet vetëm nga shtetet anëtare të këtij trupi të lartë, gjë që më pas do t’i shtynte sekretarin e Përgjithshëm dhe Këshillin e Sigurimit të marrin vendimet përkatëse. Edhe zëdhënësja i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, ka thënë se vendimi për të ardhmen e këtij misioni merret në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai ka shtuar se Rezoluta 12 44 e KS-së mbetet baza legale mbi të cilën operon UNMIK-u dhe për sa kohë të jetë ajo në fuqi do të këtë prani të këtij misioni në Kosovë.
1 Prill 2009