E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 5 prillit, Gruevski takohet me liderët e partive



Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, takoi dje liderët e partive politike kryesore në vend. Në këtë takim morën pjesë kryetarët e VMRO-DPMNE-së, LSDMS-së dhe BDI-së. Nikolla Gruevski, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti diskutuan mbi rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale me qëllim të përsëritjen e atmosferës korrekte dhe demokratike. Në takim mori pjesë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili paralajmëroi më herët për mungesën e tij. Sipas Thaçit, proceset gjyqësore kundër pjesëtarëve të BDI-së po shtyhen, ndërsa për anëtarët e PDSH-së po zhvillohen në mënyrë shumë të shpejtë. Në Klubin e deputetëve, ku u zhvillua takimi i liderëve të partive më të mëdha politike, mori pjesë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandër Novakovski dhe ministri i Drejtësisë, Mihajllo Mmanevski dhe Gordana Jankullovska.

Gjermania do të tërheqë trupat e saj nga Kosova

Pas Spanjës, deklarata e radhës për tërheqjen e trupave nga Kosova vjen nga Gjermania. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Jozef Jung, bëri të ditur se Gjermania mund të fillojë me fazën e parë të tërheqjes së trupave nga mesi i këtij viti. Gjatë një takimi me mediat e huaja, Jung theksoi se parakusht për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Kosova do të jetë ndërtimi i strukturave civile. “Duhet të kujdesemi që të mos e vëmë në rrezik stabilitetin që kemi arritur deri tani në Kosovë. Tërheqja e trupave duhet të jetë e arsyeshme. Kjo do të thotë se vetëm kur në Kosovë të jenë ndërtuar strukturat civile, qoftë nga Bashkimi Europian, qoftë nga Forca e Sigurisë së Kosovë, sipas përllogaritjeve të mia, deri nga mesi i vitit, mund të flasim për një tërheqje me faza të forcave ushtarake”, - tha ministri gjerman Jung. Derisa të vijë ky moment Gjermania premton se do të përmbushë detyrat që i janë caktuat në kuadër të NATO-s.

1 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›