E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy shtetasve, iu konvertua në 22 ditë burg gjoba e papaguar



Korçë – Forcat e policisë së Korçës kanë mundësuar kapjen dhe ndalimin e 56-vjeçarit Përparim Shkëmbi, lindur dhe banues në këtë qytet, pasi ai figuronte si i dënuar me një vendim të posaçëm nga gjykata, të cilin nuk e ka respektuar. Sipas të dhënave policore, Gjykata e Korçës, me Vendim Nr. 164 të marrë katër vite më parë, ka vendosur dënimin me gjobë në vlerën e 50 000 lekëve ndaj tij për veprën penale të “dëmtimeve me dashje” parashikuar nga neni 90/2 i Kodit Penal. Por bëhet e ditur se ai nuk e ka paguar këtë pagesë dhe prandaj ka marrë masën e konvertimit të dënimit me 10 ditë burg për këtë shtetas. E njëjta masë është marrë edhe ndaj 31-vjeçarit Lulëzim Krasta, i cili nuk ka paguar gjobën prej 60 000 lekësh për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Burimet zyrtare të Policisë së Korçës bëjnë me dijeni se edhe ndaj tij është bërë konvertimi i dënimit me 12 ditë burg.

1 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›