E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëhelmim mister i një 35-vjeçareje në Kavajë, konsumoi tej mase valium



Kavajë – Ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin vendor të Kavajës një 35-vjeçare nga Tirana. Mjekët konstatuan se ajo kishte gëlltitur sasi të mëdha valiumi, që përdoret për gjumë. Policia tha se Merita Shllaku, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, ka konsumuar sasi të mëdha medikamentesh në banesën e saj. E dëmtuara më pas është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia nuk dha detaje të tjera për disa gjëra ende të paqarta. Nuk qartësohet nëse 35-vjeçarja ka kryer vetëhelmim të vetëdijshëm dhe nëse ka shkuar vetë në spital, për më tepër, lindur e banuese në Tiranë, është e paqartë pse e helmuara shkoi të mjekohej në Spitalin e Kavajës dhe më tej u dërgua nga mjekët në Ushtarakun e Tiranës.

Policia italiane kap me 12 kg heroinë shqiptaren me pasaportë britanike

Romë - Një grua shqiptare kapet nga forcat e Policisë italiane duke transportuar lëndë narkotike në kufi me shtetin zviceran. Shqiptarja e paidentifikuar ende mbante të fshehur në gomën rezervë të makinës 22 pako me heroinë. Policia italiane bën më dijeni se gruaja me nënshtetësi shqiptare udhëtonte me një pasaportë britanike. Ndërkaq, bashkë me 12 kg lëndë narkotike, asaj iu sekuestruan edhe 450 euro. Sipas Policisë italiane, shtetasja shqiptare udhëtonte me një makinë “Ford Focus”, në të cilën kishte fshehur edhe heroinën. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autores.

1 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›