E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët: Kuvendi, vend për debat jo për fyerje. Zgjidhja e ngërçit, në dorë të politikës

Bosch dhen Lohan reagojnë pas incidentit të fundit në seancën plenare


Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Robert Bosch dhe ambasadori i delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan deklaruan sot se politika duhet të kuptojë se Kuvendi është për debat. “Sjellja e deputetëve në Kuvend nuk është e denjë”- u shpreh Lohan gjatë një prononciumi për mediat pas fjalës së mbajtur në një konferencë për shoqërinë civile. “Duhet kuptuar që Kuvendi është vendi vetëm për debat politik”- u shpreh Bosch. “është ajo që kemi thënë dhe më parë që parlamenti është vendi për debat politik. Në vend që ata ta përdorin atë për debat politik e përdorin për të fyer njëti-tjetrin. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë, e theksoj dhe njëherë, parlamenti përdoret për debate politike dhe asgjë tjetër”, tha Bosch. Përsa i takon situatës politike Lohan dhe Bosch thanë se krerët politik duhet të konsiderojnë si të menjëhershme zgjidhjen. “Zgjidhja u takon liderëve politikë”, bëri të ditur për mediat Lohan.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›