E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propaganda neo-komuniste e Edvinit, sipas doktrinës “Antonio Gramshi”

Gazetarët shqiptarë dhe botuesit e tyre shquhen për kapitalizëm të shpenguar dhe dallohen në shoqëri për mungesë të theksuar ndjeshmërie përsa i përket perversiteti dhe voyerizmi mbi jetën e kyçur në ish-bllokun e udhëheqjes komuniste. është e rastit të theksohet se të përditshmet shqiptare janë deri në fyt me histori rozë të nomenklaturës komuniste, me qëllimin e nëndheshëm që t’i riciklojnë nëpërmjet pastrimit emocional të femrave të tyre. Kësaj radhe i ra fati për të reklamuar nomenklaturën Teuta Hoxha, nusja e djalit (Ilir) të Enver Hoxhës, që përpiqet me mish e thua të veshë me njerëzi gjymtuesin e shumë shpirtrave të këtij kombi. Diversiteti i tregimeve justifikuese mbi Bllokun është i larmishëm: kemi intervista me nomenklaturën, me shoferë dhe bodigardë të tyre, kujtime të jetës në Bllok nga nuset e bijtë, po kështu edhe jetëshkrimin e Ramiz Alisë, që hyn në ato përpjekjet apologjetike që synojnë ta mbajnë gjallë, me të gjitha mjetet e mënyrat, atë që quhet nostalgji për diktaturën. Bile me 16 shtator në kullën e Pezës kemi edhe apoteozën festive të diktatorit Hoxha.

Ndofta ka ardhur koha të shtrohet si pyetje e të merret seriozisht në konsideratë ajo se çfarë deformimi duhet të kemi pësuar si popull, si shoqëri nëse ende jemi të interesuar për detaje nga jeta e ish-diktatorit Hoxha dhe e familjes së tij biologjike dhe ideologjike. Qelizat kanceroze të diktaturës gjallojnë në jetën publike dhe jopublike për të vetmen arsye se nuk janë larë hesapet e të së kaluarës. Një pjesë të këtyre i shtyn nostalgjia dhe duan të njihen me jetën familjare të Komandantit. Pjesa tjetër është akoma çuditshëm kureshtare, sepse viktima ngjan se shpesh dashurohet me xhelatin.

Shkaku që ne shohim fotot dhe shkrimet e Ramiz Alisë, rrëfimet e tij në shtyp nuk janë si nevojë për “shitjen e gazetës-filan fisheku” por ndikimi dhe lidhjet më të kaluarën komuniste tek një pjesë e politikës opozitare dhe e medies. Nuk është ndonjë teori komploti, por një realitet i sofistikuar. Janë këto lloj gazetash që mbushin faqet e para me tituj për dëshmitë e nuseve, mbesave e oficerëve të shërbimit, se sa vjet kishin kaluar pranë “komandantit”... etj. Absolutisht që nuk është e tepërt të thuhet se këto media po u shërbejnë etërve dhe financuesve të nëndheshëm të nomenklaturës. Doktrina e tyre nuk është spontane, por e paramenduar imtësisht dhe krejt e sofistifkuar me metodologji reale. Veç të lexoni një pasazh të doktrinës së komunistit dhe ideologut italian Antonio Gramshi mbi marrjen e pushtetit. Antonio Gramshi në “Letra nga burgu” shpalos mënyrën (sipas tij) se si mund të merret pushteti në kondita të papërshtatshme. “Marrja e pushtetit do të thotë, së pari, zënia e Qendrave të ndikimit të opinionit publik (A. Gramshi i quan në italisht: “casematte del potere”), d.m.th ato aparate të Shoqërisë civile, të tilla si Shtypi, Shkolla, Partitë, Sindikatat, të cilat kanë detyrën për të ngulur në mendjen e masave të mëdha vlerat e klasës dominante. Sipas Gramsci-t, supremacia e një grupi shoqëror komunist në botën bashkëkohore nuk mund të bëhet vetëm me fuqinë dhe me forcën. “Një grup shoqëror duhet të përpiqet të bëhet drejtues, përpara se të kapë pushtetin dhe të bëhet dominues. Më vonë, kur të hipë në pushtet, ajo klasë bëhet dominuese, por duhet të vazhdojë të jetë udhëheqëse”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›