E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohen 15 personalitete të shquara

 VLORE- Figura dhe personalitete që kanë kontribuar në fusha të ndryshme të zhvillimeve në vend janë nderuar dje nga qarku i  Vlorës, gjatë një ceremonie në teatrin "Petro Marko". 15 persona kanë marrë titujt "Nderi i qarkut" dhe "Personalitet i shquar i qarkut Vlorë", disa prej të cilëve pas vdekjes. Ndër emrat e vlerësuar ishin Petro Marko, me motivacionin "Internacionalist, patriot dhe shkrimtar i shquar dhe i vlerësuar nga autoritetet vendore dhe ato evropiane". Abdurrahman çiraku, patriot dhe veprimtar për çështjen kombëtare. Vuri në shërbim të qeverisë, arsimimin e tij ushtarak. Aristidh Ruci, firmëtar i pavarësisë,  Gëzim Zeqiri, për kontribut në sport, Murat Miftari, patriot dhe veprimtar për çështjen kombëtare. Duro Shaska, patriot dhe veprimtar për çështjen kombëtare, Panajot Pano, për kontribut në sport, Jorgaq Kaçani, etj. Në këtë ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të politikës, pushtetit vendor, deputetë etj.                              q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›