Firma të ketë kujdes me punimet
29/12/2009 Banorët e Novoselës dhe fshatrave apel për lumin Vjosë
VLORE- Dalja më e fundit nga shtrati i lumit Vjosë daton vetëm pak ditë më parë, ndërkohë që rreziku se mund të përmbysë përsëri familje është prezent. Banorë të fshatrave Fitore, Bishan apo dhe komunës së Novoselës se duhet të merrem menjëherë masa që lumi mos të dalë përsëri nga shtrati, pasi dëmi ka qenë vërtet i madh. Banorët janë shprehur se edhe firma, e cila merret me ndërtimin e rrugës Vlorë-Levan duhet të jetë më e kujdesshme në punimet që kryen pasi një prej shkaktarëve të përmbytje të zonës ka qenë edhe kjo firmë në ndërhyrjen që ka bërë një prej kanalizimeve të zonës. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga prefekti i Vlorës Hasan Halili pak ditë më parë. Banorët shprehen të shqetësuar pasi përmbytja e pak ditëve më parë dhe për pak dhe shkaktonte të njëjtën situatë të vitit 2005 apo më keq ku u ndërpre komunikimi mes Vlorës dhe Fierit. Në shumë vende argjinatura e lumit ka pësuar dëmtime kryesisht nga nxjerrja e inerteve. Lumi Vjosë ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Vjosa lag zona me një sipërfaqe prej 6.706 km katror, 2.154 km², prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4552 km² brenda kufijve të Shqipërisë.