Ndërprerja në disa zona në Librazhd
Në orën 11.30 në fshatrat Sopot dhe Gaferr të komunës Stravaj në rrethin e Librazhdit largohen komisionerët e PD-së. U kërkua ndërhyrja e KZAZ-së për zëvendësimin e tyre.
Në fshatin Çerçan, komuna Hotolisht, PS-ja lajmëron se po i bëhet presion qytetarëve dhe po votohet hapur. Pezullohet votimi nga PS-ja. Rifillon pas konfliktit mes komisionarëve.
Në orën 13.30 Në komunë Labinot Mal në fshatin Qerret komisionerët e PS-së nxirren jashtë nga policia, sipas PS-së, ndërkohë në fshatin Benë, sipas PS-së kërcënohet nga kryetari i komunës nëpërmjet telefonit kryetari i komisionit që i përket Partisë Socialiste.
Në orën 16.00 në komunën Shalës në qendrën e votimit të fshatit Xibrrakë, sipas PS-së, një simpatizant i PD-së ka hyrë dhe ka dashur të votojë për të gjithë familjen. Kryetari i Komisionit, përfaqësues i PS ka reaguar duke mos e lejuar. Ky veprim ka sjellë edhe acarimin e votuesit, që, sipas PS, ka tentuar të thyejë kutitë e votimit. Ndërkohë PD-ja nëpërmjet një deklarate për shtyp cilësoi këtë ngjarje si mjaft të rëndë. Sipas saj, në qendrën e votimit në Xibrakë, komuna Shalës, ku kandidati socialist, pasi ka ushtruar dhunë verbale mbi komsionerët, ka thyer kutitë e votimit. Në orët e vona të ditës së djeshme lidhur me QV, në fshatin Xibrakë, komuna Shalës, për të cilën është dëmtuar kuti votimi dhe janë pezulluar votimet, bëjmë me dije se kjo QV do të merret në ruajtje nga ana e policisë deri në një vendim të KZAZ-së.