E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në burgun e Shën Kollit

Një sherr banal mes të dënuarve të paraburgimit të Shënkollit e ka detyruar Policinë e Burgjeve të ndërhyjë duke përdorur forcën për normalizimin e situatës. Konflikti i nisur fillimisht midis disa të burgosurish nga Shkodra dhe disa të tjerëve nga Kurbini, ka marrë përmasa të mëdha kur në të janë përfshirë të arrestuar të tjerë. Rojat e burgut që ndodheshin në atë moment në shërbim e kanë pasur të vështirë të merrnin situatën në kontroll, ndërsa është kërkuar ndihma e grupeve të gatshme. Pas shuarjes së përleshjes mes të burgosurve, policia ka vazhduar të qëndrojë në gatishmëri për të evituar ndonjë situatë të ngjashme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›