Ndërrohet drejtori i akademisë "Arben Zylyftari"
19/10/2004 Ndërrohet drejtori i akademisë së policisë "Arben Zylyftari". Petrit Laze do të jetë tash e tutje numri 1 i kësaj shkolle. Ndryshimi u bë, pasi pak ditë më parë, Bajram Yzeiri kërkoi dorëheqjen nga detyra. Kryekomisari e motivoi kërkesën e tij duke nxjerrë si pretekst arsyet shëndetësore. Të njëjtën gjë ai pohoi dhe për gazetën "Metropol" i kontaktuar në linjë telefonike. "Kam kërkuar të heq dorë nga detyra e drejtorit, të cilën e mbaj që prej 3 vjetësh. Dy ditë më parë, erdhi dhe urdhëri i shkarkimit. Në vendin tim u emërua Petrit Laze, një nga pedagogët e akademisë. Madje, u bë dhe prezantimi i kolegut që më zëvendësoi", shprehet Bajram Yzeiri. Ndërkaq, mësohet se ai është emëruar shefi i njërit prej departamenteve të "Arben Zylyftari".