Të miturit, krah pune në 7 mijë ndërmarrje
Mijëra fabrika, punishte apo firma ndërtimi kanë punësuar fëmijë të moshës 16-18 vjeç, duke shfrytëzuar varfërinë dhe kushtet e vështira ekonomike të vendit. Inspektorati i Punës ka kontrolluar 7123 subjekte ekonomike, ku janë evidentuar 503 punëmarrës fëmijë nga 16-18 vjeç. Ky kontroll është kryer në periudhën qershor 2007-maj 2008. Shifrat bëhen publike nga Ministria e Punës, sipas së cilës janë gjobitur disa subjekte që kanë shfrytëzuar punën e të miturve.
Fëmijët që gjenden nëpër kantiere apo fabrika këpucësh tregojnë se janë të detyruar të punojnë për shkak të kushteve të vështira ekonomike në familjet e tyre. Mosha minore tregon se ato kanë lënë shkollën për të punuar, pasi, sipas të dhënave, të punësuarit janë kryesisht të moshës 16-18. Në kushte të tjera këta fëmijë duhet të ishin në shkollë të mesme.
Shqipëria ka ratifikuar Konventat e ILO-s "Mbi moshën minimale" dhe "Mbi format më të këqija të punës së fëmijëve". Kodi dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij përcaktojnë masa dhe detyrime për punëdhënësin lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në punë. Por edhe pse i kemi ratifikuar këto konventa, vetë Ministria e Punës pranon se legjislacioni i punës nuk është zbatuar. "Legjislacioni i punës për trajtimin e të miturve nuk është zbatuar plotësisht nga punëdhënësit", thuhet në njoftimin zyrtar të këtij dikasteri. "Janë evidentuar 95 fëmijë që punojnë në subjekte ekonomike, të pasiguruar për efekt të kontributeve për sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Për rrjedhojë janë gjobitur 6 subjekte që nuk zbatojnë të drejtat e fëmijëve në punë", citojnë në tej nga MPCS-ja.
Ndërkohë, në Strategjinë Kombëtare për Fëmijët janë parashikuar masa për hartimin e një legjislacioni për fëmijët. Fëmijët mbrohen me rregullime ligjore dhe nënligjore në fusha të veçanta si: drejtësia, marrëdhëniet e punës, sociale, arsimore etj., por nuk ka një ligj kuadër, në të cilin të parashikohen të gjitha të drejtat e fëmijëve, si dhe mekanizmat institucionalë, që do të jenë përgjegjës për realizimin e tyre. Rregullimet ligjore dhe nënligjore të deritanishme nuk janë të mjaftueshme, pasi fëmijët nën 14 vjeç nuk kanë të drejtë ligjore për të vepruar dhe për t‘u mbrojtur nga dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi. Arsyet e sipërpërmendura shtrojnë nevojën e një ligj integral, antidiskriminues për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.