Ndertimi ne renie, po bie roli i tij ne ekonomine vendase Eglantina Nasi
Vetem pak vite me pare, renditej si nje nder sektoret me kontributin me te madh ne ekonomine vendase. Por gjate periudhave te fundit, ndertimi po njeh nje renie te konsiderueshme te treguesve te tij kryesore, duke bere qe pesha e tij ne Prodhimin e Brendshem Bruto te vendit, te vije gjithmone duke u pakesuar. Kjo dukuri vihet re po t'u referohemi shifrave me te fundit te Institutit te Statistikave, te cilat flasin per nje perkeqesim te kontributit qe ndertimi jep ne ekonomi, perkatesisht me nje nivel negativ prej -18.4%, ne tremujorin e dyte te vitit 2012, krahasuar me tremujorin e dyte te vitit te nje viti me pare. Ndersa, krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2012, te njejtat shifra tregojne se ndertimi e ka zbritur me nivelin negativ prej -12.1%, ndikimin e tij ne ekonomi. Por cfare po e shkakton ne te vertete kete profil negativizmi ne kete sektor? Ekspertet e Bankes se Shqiperise, ne nje studim te fundit, kane pohuar saktesisht se "eshte renia e kerkeses, e cila ka ndikuar ne keqesimin e gjendjes financiare te bizneseve te ndertimit". Cka do te thote ne terma praktike, se tregu po paraqet nje kerkese me te ulet, krahasuar me disa vite me pare per blerje banesash, duke u perkthyer keshtu, ne bilance negative te shitjes se tyre prej subjekteve qe operojne ne kete sektor. Konkretisht, shifra zyrtare qe jep Banka e Shqiperise, lidhur me renien e kerkeses per objekte te realizuara nga sektori i ndertimit, eshte ne nivelin zbrites prej -8.6% gjate tremujorit te trete te vitit 2012. "Vleresimi i bizneseve te ndertimit per gjendjen e pergjithshme te biznesit te tyre si dhe per situaten e pergjithshme ekonomike ne vend ka pesuar renie gjate kesaj periudhe", - vijon me tej vleresimi i eksperteve te BSH-se, rreth kesaj dukurie. Per te nenvizuar me shifra konkrete, se niveli aktual i besimit te sektorit te ndertimit, qendron rreth 30 pike perqindjeje poshte mesatares afatgjate dhe perben minimumin historik te tij. Gjithcka duket se flet per nje trend negativ te treguesve te sektorit te ndertimit, duke perfshire ketu edhe punesimin brenda tij, si edhe nivelin e pagave, per te cilat BSH-ja pohon se ka shenuar nje nivel renes prej rreth -4% gjate tremujorit te trete te vitit 2012.