E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga për dy përdorues droge dhe një aksidentues

05/05/2005  Tre të arrestuar në 12 orë

FIER - Policia e Lushnjës dhe e Fierit, brenda 12 orëve, kanë vënë në pranga tre shtetas, dy prej të cilëve ishin përdorues droge dhe një aksidentues i një shtetasi. Rreth orës 9 të mëngjesit u vunë në pranga shtetasit Lorenc Bilani, 26 vjeç dhe Yzeir Yzeiraj, 20 vjeç, që të dy nga fshati Plug i Lushnjës. Arrestimi i tyre është bërë rastësisht nga patrullat e policisë, ndërsa dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një automjet. Gjatë kontrollit të ushtruar, uniformat u kanë gjetur 1,1 gr lëndë narkotike. Ndërsa 12 orë më vonë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Muharrem Bilbili, 46 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Lushnje, babai i tre fëmijëve. Burimet policore nga ky qytet bëjnë të ditur se arrestimi i 46-vjeçarit është bërë për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Dje, rreth orës 16.30, në unazën e qytetit Lushnje, Bilbili ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, tip furgon, me targa LU 1959 B, dhe ka aksidentuar shtetasin Edmond Gjyla, 17 vjeç, nga Dushku, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. I aksidentuari është shoqëruar menjëherë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa shtetasi Bilbili është kapur prej policisë gati 5 orë më vonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›