E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit: Borxhet që qeveria nuk na i kthen, po na çojnë drejt falimentimit



Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e madh lidhur me situatën financiare të shoqërive shqiptare të ndërtimeve të infrastrukturës. Nga ana e institucioneve përkatëse shtetërore ka një detyrim kontraktual të pa paguar për këto shoqëri, qe arrin në mbi 70 milionë euro. Për situatën e krijuar, risjellim në vëmendje të këtyre institucioneve faktin, se këto shoqëri po shkojnë drejt falimentimit financiar, në kushtet kur: 1. Shoqëritë kanë marrë kredi me interesa të larta për blerje materialesh, pajisjesh e makineri për të përballuar volumin dhe ritmin e lartë të kërkuar për realizimin e objekteve të tenderuara. 2. Për punimet e kryera nga shoqëritë, pavarësisht nga mos financimi, ato janë të detyruara që të paguajnë çdo muaj të gjitha detyrimet tatimore. 3. Vonesat në pagesa kanë rritur barrën e detyrimit ndaj furnitorëve dhe bankave për kreditë e marra nga shoqëritë. Në këtë mënyrë është krijuar një zinxhir detyrimesh të pa shlyera ndaj njëri-tjetrit që çon në dëmtim të ambientit të biznesit. 4. Në situatën e krijuar jo vetëm nuk mund të shfrytëzohen kapacitetet potenciale të tyre në makineri, pajisje e fuqi njerëzore, por janë të detyruara që të bëjnë dhe shkurtime masive nga puna. 5. Përkeqësohet klima e marrëdhënieve privat-shtet. Shoqëritë bëjnë shpenzime dhe duke mos u paguar për punën e kryer, janë në vështirësi për pagesën e detyrimeve tatimore, organet e të cilave rrisin presionin për detyrimet ligjore. Në vazhdim situata vetëm acarohet. I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të mos i falimentojnë shoqëritë e infrastrukturës. I kërkojmë qeverisë që të ndërhyjë me masa urgjente për zgjidhjen e problemit dhe të rrisë frymën e bashkëpunimit për kalimin e kësaj situate krize. Shtojmë se pagesat e bëra ditët e fundit në masën rreth 20 për qind të detyrimeve, nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk përmirëson gjendjen kundrejt vlerës dhe situatës financiare të këtyre shoqërive.

Rishikimi i gjobave, tregtarët e hidrokarbureve tërhiqen nga vendimi për grevë

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve është tërhequr nga plani për të ndërprerë furnizimin me karburant, duke u nisur nga fakti se Ministria e Financave ka pranuar të rishikojë masën e gjobave. Megjithatë, në rast se nuk do të ketë ndryshim të situatës, shoqata paralajmëron me grevë, por më parë do të bëjë njoftim disa ditë para ndërprerjes së aktivitetit. “Drejtuesit e tatimeve po rishohin problemet që janë ngritur nga ana e subjekteve veç e veç dhe nga shoqata jonë në tërësi dhe në varësi të zgjidhjes së drejtë e ligjore që do të bëhet nga ana e tyre, do të ndërmerren edhe hapat konkrete të Shoqatës së Hidrokarbureve, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave ekonomike të subjekteve”,- u shpreh dje shoqata. Plani i mëparshëm ishte për mbylljen e 1200 pikave në të gjithë vendin, por ndërhyrja e ministrit të Financave frenoi grevën. Anëtarët e Shoqatës së Hidrokarbureve, edhe pse kanë marrë gjoba deri në 50 milionë dollarë dhe u janë mbyllur mbi 16 pika, përsëri e panë të arsyeshme të tërhiqen, me shpresën se do të gjejnë zgjidhje me qeverinë.

Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:11:56, 26.11.2009
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 91.76 -0.11
EURO EUR 138.44 +0.41
Poundi Britanik GBP 151.98 -1.54
Franga Zviceriane CHF 91.82 +0.34
Jeni Japonez (100) JPY 105.90 +1.24
Dollari Australian AUD 84.19 -0.98
Dollari Kanadez CAD 87.19 -0.14
Korona Suedeze SEK 13.24 -0.09
Korona Norvegjeze NOK 16.32 -0.09
Korona Daneze DKK 18.61 +0.05
SDR SDR 147.78 +0.64
Ari(OZ 1) XAU 108483.11 +327.50
Argjend(OZ 1) XAG 1691.21 -15.69

Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.

Përditësimi i fundit: 25.11.2009

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.98%
12M 12-mujor 7.82%
6M 6-mujor 6.71%
3M 3-mujor 5.78%
1M 1-mujor 5.19%
1Ë njëjavor 4.76%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.63%
1Ë njëjavor 5.88%
o/n njëditor 5.65%
12M 12-mujor 9.58%
6M 6-mujor 8.29%
3M 3-mujor 7.19%

27 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›