‘Tring Communications” rrit kapacitetet për shërbimin e internetit
“Tring Communications”, duke synuar gjithmonë kënaqësinë e klientëve dhe duke u përkushtuar për të ofruar shërbimin më të mirë të Internetit, Telefonisë në vend, është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e infrastrukturës. Vetëm në vitin 2009 kemi rritur 3 herë kapacitetin e shpejtësisë, duke arritur shpejtësi totale në 450 Mbits. Ergis Milo, Shef i Departamentit të Rrjetit, shton se: “ne jemi duke monitoruar në mënyrë konstante konsumimin e internetit dhe cilësinë e lidhjeve ndërkombëtare, nëpërmjet sistemeve tona monitoruese dhe i prijmë shtimit të kapacitetit të tyre sapo arrijmë 80 për qind të përdorimit. Linjat tona ndërkombëtare, të pavarura nga njëra-tjetra, mundësojnë ofrimin e vazhdueshëm dhe pa ndërprerje të shërbimit. Ne jemi në gjendje për të ofruar shërbim të cilësisë së lartë, duke mos pasur pengesë kapacitetet e lidhjeve ndërkombëtare. Kjo është arsyeja që ‘Tring Communications’ është ofruesi më i mirë i shërbimit të internetit të shpejtë në vend”.
27 Nentor 2009