Ndërtuesit: Vitin tjetër duam kontrata të reja
TIRANE- Ndërtuesit i kërkojnë qeverisë që vitin e ardhshëm të hartohen kontratat e reja për punimet në infrastrukturë. Sipas tyre ato duhet të marrin parasysh jo vetëm interesat e ekzekutivit por edhe ato të kompanive private. Ndryshe nga kontratat që janë zbatuar deri tani.
Gjatë simpoziumit të dytë, ndërtuesit i kanë përsëritur qeverisë kërkesën e tyre për rimbursimin e rritjes së cmimeve të lëndëve të para, vecanërisht të naftës, dhe hekurit. Sipas ndërtuesve rritja e çmimit ka pasur një influencë shumë të madhe në rezultatin financiar të firmave që janë marrë me ndërtimin e rrugëve.
Të gjitha kërkesat shoqata e Ndërtuesve do tia dorëzojë javën tjetër ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)