Ndërtuesit nuk po shesin
Tregu
Sektori i ndërtimit vijon të mbetet në një situatë të vështirë, ku shitjet kanë rënë në nivelet më të ulëta. Ndërtuesit thonë se pavarësisht krizës i kanë mbajtur çmimet konstante dhe se nuk planifikojnë t’i ulin ato. Por agjencitë imobiliare thonë se kjo është e vërtetë vetëm pjesërisht. Sipas tyre, ndërtuesit po përpiqen të mos i ulin çmimet, por ata që duan të shesin po detyrohen të pranojnë çmime më të ulëta. Për herë të parë vitin e kaluar çmimet e apartamenteve jo vetëm që nuk u rritën, por sipas agjencive kanë rënë. Sipas agjencive, gjatë vitit 2009, u konstatua një rënie e çmimeve nga 7 deri në 10 për qind.
#