Ndeshjet në tri ditë të javës
Pas nënshkrimit të kontratës të së drejtës televizive ndeshjet e kampionatit shqiptar nuk do të luhen në një orar dhe në të njëjtën ditë por do të zhvillohen në tri ditë, kjo edhe për ti dhënë mundësi sa më shumë televizioneve (Supersport dhe TVSH të cilat kanë blerë këtë të drejtë) për të transmetuar drejtpërsëdrejti këto takime.