Ndihma që s'ishte
Taksapaguesit amerikan[ iu bë një nder i madh dje kur u votua 228-250 kundër propozimit prej 700 miliardë dollarësh për ndihmë të propozuar nga administrata e Bushit. Rezultati ishte 133 republikanë dhe 95 demokratë. Megjithëse media përmbyti publikun me rezultate konfliktuale të sondazheve mbi mbështetjen e amerikanëve për këtë ndihmë, burimet në kryeqytet thanë se telefonatat hyrëse tregonin se në mënyrë të vazhdueshme qytetarët ishin 100 kundrejt 1 në favor të rrëzimit të masës për mbështetje.
Republikanët lehtësisht mund të kishin marrë kreditet për rrëzimin e propozimit. Por në vend të shfrytëzimit për përfitim ata akuzuan Nansi Pelosin. "Kryetarja e Kuvendit foli shumë pozitivisht për ligjin duke helmuar anën tonë", - tha republikani që kryeson në Kongres, John Boehner.
Por fjala e znj. Pelosi nuk ishte pjesë e ligjit. Shumë republikanë ishin shumë këmbëngulës në bindjen se taksapaguesit duhet të ndihmonin ata qytetarë që nuk arrijnë të paguajnë kreditë e shtëpive, kreditë studentore, borxhet e kartave të kreditit dhe kreditë për makina. Dhe sigurisht nuk ishte fjalimi i saj që e bëri 40% të Partisë Demokrate të votonin kundër paketës. "Unë nuk besoj se ne kemi eksploruar apo konsumuar të gjitha opsionet e mundshme që në mënyrë direkte të fshijmë presionin në tregjet financiare pa shkaktuar një barrë të pakthyeshme për taksapaguesit. Ky legjislacion thjesht nuk ofron ndihmë të mjaftueshme dhe mbrojtje për gratë dhe burrat punëtorë që duan të gjejnë një zgjidhje", - tha përfaqësuesi demokrat i Meryland-it, Elijah Cummings.
Nëse Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë me të vërtetë dëshirojnë të rregullojnë disa nga problemet strukturore që fshihen pas dështimit të kredive për shtëpitë, po rendisim më poshtë disa nga pikat që mund të ndihmojnë në këtë situatë:
• Shkurto apo elimino taksën e të ardhurave të korporatës. Në vend që të shpenzohen 700 miliardë për të shpëtuar industrinë bankare të kredive të shtëpive, jepini ekonomisë një mbështetje reale, duke ulur vlerën e taksës së korporatës. SHBA-ja është e dyta mes vendeve të industrializuara që ka taksën më të lartë për të ardhurat e korporatës. Ulja e kësaj takse do të çojë mesazhin tek sektori privat se Uashingtoni do të shpërblejë sipërmarrjet produktive dhe nuk do të falë lekë më kot për sipërmarrjet e këqija.
• Ul taksën e mbi fitimin e kapitalit. Kjo taksë është një monument i interesit pervers të liberalëve për rishpërndarjen e pasurisë dhe penalizmin e të pasurve, edhe në rastet kur shkatërron rritjen ekonomike dhe procesin e krijimit të vendeve të punës. Duke nisur që nga viti 1969, qeveria federale në mënyrë të përsëritur ka rritur taksën mbi fitimin e kapitalit dhe çdo herë që e ka bërë këtë gjë, ka humbur para. Nga ana tjetër kur taksat janë ulur, të ardhurat janë rritur. Ashtu si me taksën për të ardhurat, ulja e taksës mbi fitimet e kapitalit do të ishte një nga gjërat më të mira që do të bënte Kongresi dhe Presidenti për ekonominë (dhe për të gjithë ata në industrinë bankare dhe në kompleksin industrial të ndërtimit të shtëpive të cilët do të rrudhin turinjtë për humbjen e 700 miliardëshit të tyre).
• Në mënyrë të kujdesshme të ekzaminohet lidhja midis imigracionit ilegal dhe rrëmujës së kredive për shtëpitë. Kolumnistja Michelle Malkin shkruan në blogun e saj se shumë nga zonat e goditura rëndë nga vala e mbylljes janë zona ku jetojnë të huaj ilegalë. Ajo nxjerr në pah se grupet që promovojnë amnistinë si Këshilli Kombëtar La Raza kanë marrë miliona prej fondeve shtetërore për të këshilluar klientët e tyre në marrjen e kredive për shtëpi pa paguar asnjë kokërr leku si pjesë investimi nga xhepi i tyre dhe znj. Malkin ka raportuar se si banka të mëdha si Wachovia dhe Bank of Amerika kanë nisur fushata për të ndihmuar bizneset e emigrantëve ilegalë.
Në rast se Departamenti i Thesarit lejohet të blejë kredi të këqija si pjesë të ndihmës së sigurisë, ai ka për të qenë pronar i 1,4 milionë shtëpive. Shumë nga këto prona janë të tipit resort dhe apartamente në Florida, Kaliforni dhe në Teksas paraqesin biznese të dështuara. Këto prona kanë vlerë të kostos të dyshimtë dhe kësaj iu bashkëngjitet një vlerë e lartë sigurimi për zjarret, stuhitë dhe përmbytjet, vlerë që përcaktohet për shkak të gjeografisë, si dhe vlerën e tyre vjetore të mirëmbajtjes dhe të menaxhimit. Investitorët i braktisën ato sepse të ardhurat e pronarëve nga këto prona nuk e mbulonin dot vlerën e kredisë. Përveçse blerjes së kredive a do t’i harxhojë paratë e taksapaguesve qeveria në këto shpenzime të domosdoshme? Le të mos harrojmë se në zonën e gjirit ka pasur dy uragane që do të kushtojnë miliarda dollarë të tjerë në shpenzime të ringritjes. Shumë nga ato prona tashmë mund të jenë të pavlera.
Disa analistë financiarë këmbëngulin se qeveria e ka nënvlerësuar koston reale e cila mund të kapë shifrën e 1,4 trilionë dollarëve. Taksapaguesit kanë arsye të tjera që i bëjnë të regjistrojnë ankesa ndaj kongresit. Së pari, qeveria federale i ekspozoi taksapaguesit ndaj ndihmës financiare për Bear Stearns. Në fillim të këtij muaji ka pasur një ndihmë financiare prej 85 miliardë dollarësh për kompaninë e sigurimeve AIG. Menjëherë pas saj ndërmarrjet e sponsorizuara nga qeveria, Fanni Mae dhe Freddie Mac, u blenë me një kosto prej 200 miliardë dollarësh. Dhe qetësisht, përgjatë fundjavës Kongresi miratoi dhe përcolli te Presidenti ligjin që jep 25 miliardë dollarë garanci sigurie për General Motors, Chrysler dhe Ford. Në total këto bëjnë 300 miliardë dollarë të shpërndara që nga fillimi i muajit shtator (këtu nuk përfshihet lajmërimi i javës së shkuar nga Federal Deposit Insurance Corp, që thotë se asaj do t’i nevojiten 150 miliardë dollarë). Por në orët e para të ditës së diel Senati dhe dhoma e përfaqësuesve lajmëruan se kishin arritur një marrëveshje për mamanë e faturave të paktën për muajin shtator.
Xhon MekKein dhe Barak Obama e kanë nënshkruar atë, ndërkohë që i kanë dhënë vetes shumë hapësirë për të lëvizur dhe për të denoncuar që monstruoziteti 700 miliardë dollarësh i kongresit nuk do të arrijë kurë të miratohet. Në dhomën e përfaqësuesve Nansi Pelosi dhe demokratë të tjerë ashtu si edhe republikanë të shquar ende shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje pavarësisht faktit se të dyja palët janë të përçara brenda grupeve. Republikani Thaddeus McCotter i Miçiganit kryetar i komitetit republikan për politika, foli në emër të shumë konservatorëve kur denoncoi marrëveshjen, duke u fokusuar në veçanti në presionin e negociatorëve për të arritur një marrëveshje në një kufi kohor arbitrar për kalimin e paketës ligjore: "Dëshira e papërgjegjshme për arritjen e një marrëveshjeje vetëm për hir të kapjes së një kufiri kohor, do të prodhojë një marrëveshje, e cila nuk do të mbrojë taksapaguesit nga ky ligj". Z. McCotter parashikoi se republikanët do të votojnë kundër një "marrëveshjeje të pa përgjegjshme antitaksapagues" dhe ata e bënë atë.
Për momentin projektligji ka vdekur, por jo qëllimi që e krijoi atë. Kur Kongresi të kthehet, ligjvënësit do të bënin mirë të llogarisin dhe dorëheqjen nga nocioni se marrëveshja për ndihmë ekonomike nga paratë e taksapaguesve është në interesin më të mirë të amerikanëve. Duhet të fokusohen në zgjidhjen që ata tashmë e njohin për zgjidhjen e krizës: liri biznesi, heqje të rregullave dhe ulje të taksave.
Përgatiti Ermal Ngjelina (Editorial i datës 30 shtator)