Presidenti sot me gjermanin Bochardt, vijon takimet me ambasadorët për krizën

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës,
Bamir Topi, do të vijojë gjatë ditës së sotme takimet me përfaqësues
ndërkombëtarë në Tiranë lidhur me çështjen e zgjidhjes së krizës politike në
vend.
Burime konfirmojnë se në listën e takimeve të
kreut të shtetit sot është ambasadori i Gjermanisë, Bernard Bochardt.
Ndërsa dje, Topi ka takuar për herë të tretë kreun
e delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, ambasadorin Helmut Lohan dhe ambasadorin
e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse, si edhe ambasadorin e Shteteve
të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhon Uithers II.
Ndërkaq, sipas një njoftimi zyrtar të
publikuar nga organi i Presidencës, Topi ka paralajmëruar për ditën e shtunë në
orën 11.00 edhe një takim me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e Partisë
Socialiste, Edi Rama.
n.e/NOA