“Sahati i Inglizit”, e solli lordi Paget

11/03/2005 Historia e një lordi që erdhi për gjueti, bëri misionarin, bleu vepra arti për “dy lekë” dhe ndërtoi një kullë sahati
SHKODËR - Në qendër të qytetit të Shkodrës, përballë hotel Rozafës, ndodhet e vetmja ndërtesë antike, që ka qëndruar në këmbë. Kjo ndërtesë, me pamjen e një këshjelle, njihet nga populli i Shkodrës si “Sahati i Inglizit”. Kulla e sahatit, siç emërtohet ndryshe, së bashku me shtëpinë ngjitur i takon periudhës së aristokracisë mesjetare dhe është ndërtuar me fondet e lordit anglez Paget, i ardhur në qytetin e Shkodrës rreth çerekut të fundit të shekullit 19. “Sahati i Inglizit”, i parë që prej së largu, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e çdo vizitori që ka ardhur në këtë qytet, duke ngjallur dëshirën dhe kureshtjen e tyre për njohjen e historikut të kësaj ndërtese të bukur, antike, tipike të kohës së feudalizmit. Kureshtja e tyre fillonte që me emërtimin e saj dhe deri me ardhjen dhe të interesave të lordit anglez në Shkodër dhe pse e kishte ndërtuar në formë të tillë.
Lordi gjuetar, bamirës, spiun a misionar?!
Historia e ardhjes së lordit Paget në Shkodër fillon me dëshirën e tij për gjueti. Gjatë një vizite të tij në këtë qytet, ai jo vetëm zbuloi një terren për pasionin e tij, por krijoi edhe miqësi me qytetarët e Shkodrës. Fillimisht, ishin këto dy fakte që e bënë atë të vinte vazhdimisht në këtë qytet dhe më pas filloi që ta kalonte stinën e dimrit në Shkodër, duke blerë edhe një shtëpi të vjetër, mbi themelet e së cilës planifikoi ndërtimin e një shtëpie në stil të një “shatoje”- kështjellë. Gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, ai filloi të interesohej për veprat e antikitetit dhe filloi t’i blinte për tregti me çmime mjaft të favorshme, duke spekuluar në njëfarë mënyre me padijen e banorëve për vlerën e vërtetë të tyre. Gërmimet në histori tregojnë se lordi Paget kishte ardhur në Shqipëri i ngarkuar edhe me mision politiko-fetar, si agjent për përhapjen e protestantizmit në vendin tonë dhe me qendër në Shkodër. Këtë e tregon edhe mënyra e ndërtimit të shtëpisë, ku sallonin e madh e përshtati në stilin oriental, me tavan të daltuar, me trapazan dhe ndarje të tjera, në mënyrë të tillë që të shërbente më vonë si faltore, të ngjashme me ato të kishave e kapelave protestante, ndërsa kullën ngjitur e ndërtoi me qëllimin që të shërbente për të rrahë këmbanën në orarin e liturgjisë. Pra, shkurtimisht, ky lord kishte marrë iniciativën e ngritjes së një kishe anglikane në qytetin e Shkodrës. Pasi përfundoi shtëpinë dhe kullën e i bëri të përshtatshme për faltore, ai filloi propagandën fetare.
Sahati
Megjithëse lordi filloi të shpenzonte para për disa aventurierë katolikë, që do ta ndihmonin në misionin e tij, përsëri ai dështoi, si rezultat i protestave të klerit katolik dhe ndërhyrjes së konsullit austriak si mbrojtës i katolikëve në Shqipëri. Protestat e tyre dolën efikase, pasi menjëherë qeveria osmane ndërhyri kundër veprës së lordit, duke bërë që ndërtesat të shërbenin vetëm si banesë e tij. Më pas, meqë lordi dështoi në përhapjen e misionit fetar të tij, mendoi që kulla e ndërtuar prej tij në njëfarë mënyre t’i shërbente qytetit, në të cilin kishte kaluar kaq kohë. Kështu, në vend të kumonave, që do të vendoste aty, ai solli një sahat të madh me tri fusha dhe i vendosi në faqet e sipërme të kullës për t’u parë nga larg.
“Sahati i Inglizit” përfundoi në Jug
Sot orët e “inglisit“ nuk janë më aty ku i ka vënë i zoti e ku shkodranët e vjetër i kanë parë për herë të fundit pak më shumë se 50 vjet më parë. Thuhet se orët e inglizit përfunduan në Jug. Gjithsesi, shkodranët kanë vetëm vendin bosh tashmë dhe historinë. Në të vërtetë, për aq kohë sa orët ishin në vendin ku lordi Paget kishte planifikuar që të ishin, kjo kullë i shërbeu mjaft banorëve të qytetit për të parë orën, pasi ndërtesat në një rreze të madhe shikimi ishin të ulëta. Përveç rrezes së shikimit, ”Sahati i Inglizit” shërbente edhe në largësi, pasi krisma e tij tingëlluese në orët fikse dëgjohej në çdo cep të qytetit. Edhe në ditët e sotme duken shenjat e vendndodhjes së sahatëve të tij, për të cilët mendohet se gjatë periudhës së diktaturës u dërguan diku në jug të vendit. Në këtë periudhë kjo kullë u përdor si pikë vrojtimi për zjarre, sepse prej andej dukej i gjithë qyteti. Shtëpia ngjitur me këtë kullë për shumë kohë ka shërbyer si ambient i muzeut historik i qytetit. Sot kulla shërben si objekt me vlera historike për qytetin e Shkodrës.