Vrau dy veta në Elbasan, pranga "tregtarit të frutave"
Alibia si tregtar ambulant frutash nuk i ka ecur një 50-vjeçari, i cili ka rezultuar se ishte i kërkuar për një vrasje të dyfishtë në vitin 2001. Bëhet fjalë për Osman Krasniqin nga Elbasani, i cili është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Dashamir Kanellit dhe Tahir Mysliagës. Ai është kapur nga forcat e Komisariatit Nr. 1 në kryeqytet paraditen e djeshme, gjatë operacionit të koduar "Farka", që është edhe vendi ku ai fshihej prej tetë vitesh. Sipas të dhënave, kanë qenë forcat e këtij komisariati të cilët kanë mundur të bien në gjurmët e të kërkuarit dhe ta prangosin atë.
Operacioni
Në lidhje me këtë operacion, Drejtoria e Policisë së Tiranës, nëpërmjet një deklarate për shtyp, bëri të ditur se shërbimet e Komisariatit Nr. 1, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, mundësuan kapjen e shtetasit në kërkim, Osman Sali Krasniqi, 50 vjeç, lindur e banues në Elbasan, i dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale të "vrasjes me dashje". Sipas të dhënave hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar "Farka", u finalizua me sukses kapja e tij, në kthesën e Sanatoriumit në Sauk, Tiranë. "Ky shtetas është person në kërkim i dënuar me 25 vjet burg, me vendim nr. 267 të datës 10.12.2001 të Gjykatës së Apelit Durrës, për veprën penale të vrasjes së dy shtetasve, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Elbasanit", deklaroi policia. Më tej u shpjegua se pas informacioneve të marra, se shtetasi i sipërcituar po qarkullonte me një automjet tip "Audi" në drejtim të Tiranës, menjëherë u ngrit një pikë kontrolli në kthesën e Sanatoriumit në Tiranë. Në momentin e ndalimit, ky person iu është prezantuar punonjësve të policisë me emër të rremë dhe si një shitës ambulant i fruta-perimeve.
Megjithatë, kjo alibi nuk ka qenë e besueshme për policinë, pasi kishte edhe informacione se ai është personi i kërkuar prej tetë vitesh. Në këto kushte ai është mbajtur në postbllok dhe efektivët kanë nisur të kontrollojnë makinën. Pas një kontrolli të imtë të ushtruar në automjetin e tij tip "Audi", me targa EL2587B, u gjetën dhe sekuestruan një sasi hurmash, të cilat dyshohet se i përdorte për të fshehur identitetin e tij, si shitës ambulant.
Vrasjet
Menjëherë, pasi Krasniqi u shoqërua në polici, u bë edhe njohja zyrtare e tij. Më pas ai iu dorëzua për veprime të mëtejshme Drejtorisë së Policisë Qarku Elbasan, për dërgim në vendin e vuajtjes së dënimit. Ndërsa nga dosja penale në ngarkim të tij, ku rezulton i dënuar me 25 vjet burg, mësohet se Krasniqi akuzohet për vrasjen e shtetasve Dashamir Kanellari e Tahir Mysliaga në vitin 2001, në qytetin e Elbasanit. Vrasjet ndodhën në lagjen "Skënderbej", në sytë e plot dëshmitarëve. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe nuk u kap më. Krasniqi u akuzua dhe u gjet fajtor për vrasjen e dyfishtë dhe u dënua me 25 vjet burg në mungesë. Policia deklaroi se me një nga dy viktimat, Krasniqi ka pasur një konflikt, pasi dyshonte se ata i vidhnin jonxhë në parcelat e tij. Në atë kohë, Krasniqi punonte si rojë e një pike me inerte, në lagjen e tij në "Fushë-Mbret" dhe i lejohej të mbante armë për efekt të vendit të punës. Ai kishte lidhje miqësie me dy viktimat, por pasi kishte ardhur konflikti, ku ai kërkonte mos ta vidhnin më, ka ndodhur krimi për të cilin është dënuar.