E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndjesë për Kserën e Barkën”

 

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka kërkuar dje ndjesë publike nga qyteti i Sarandës për Kosta Barkën dhe Spiro Kserën, të cilët ishin përfaqësues të kësaj partie në qeveri gjatë këtyre katër viteve. “Ne morëm vendimin tonë, vijoi më tej Dule, për të qenë në koalicion me PS-në. Por cilat ishin reagimet? Reagimet më shumë se unë që informohem për to i përjetojnë në familjet e veta një pjesë e mirë e mbështetësve dhe anëtarësisë së PBDNJ-së. Dhe është më i zi ky realitet kur çdo shkarkim ka një firmë që është firma e Kosta Barkës në Sarandë dhe Spiro Kserës në Gjirokastër, që janë bërë kollauzë dhe dërgojnë përditë shkresa, ku kërkojnë që çdo njeri, i cili shpreh simpatinë e vet për “Omonia”-n dhe PBDNJ të humbasë edhe vendin e punës”, tha Dule.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›