Shehi: Reformë e thellë në shëndetësi
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar premton reformë të thellë në shërbimin spitalor pas 28 qershorit. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka vijuar takimet e tij elektorale në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, ku vuri theksin në reformën e thellë që duhet bërë në sistemin shëndetësorë. Shehi tha se pas 28 qershorit shërbimi shëndetësorë do të jetë i prekshëm nga të gjithë. “Ne do të kthehemi tek profilaksia e vjetër dhe do të ketë shërbim ambulator në të gjithë vendin, që njerëzit të mos paguajnë paratë për analiza të panevojshme. Më pas të mbërrijë te shërbimi final ospedal, ku dhe atje do të shërbejë libreza e shërbimit shëndetësorë”, theksoi kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Shehi, në fjalën e tij.