E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjesë për mospagimin e taksave vendore

23/12/2009  Neritan Alibali
Nënkryetari i Partisë Republikane, njëherësh zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, ka kërkuar ndjesë publike për mospagimin e taksave vendore, si detyrim ndaj Bashkisë së Tiranës. Por ai tha se, pavarësisht nga strukturat përkatëse të Bashkisë, adresën e shtëpisë së tij nuk ka mbërritur asnjë faturë detyrimesh për t’u paguar. Alibali thekson se kjo ngjarje e bëri atë të njohë mekanizmin e ngritur nga Bashkia për mbledhjen e taksave. “Pa dashur të justifikoj mosdijen time të mëparshme, mund të deklaroj se sistemi i mbledhjes së taksave po përdoret nga Bashkia si armë në luftën politike kundër maxhorancës. Jo më kotë lista e publikuar nga Bashkia përfshinte vetëm funksionarë të lartë të administratës shtetërore. Kjo e bën të pabesueshëm, tendencioz, selektiv dhe qëllimkeq shqetësimin e Bashkisë për mospagimin e taksave”, - tha Alibali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›