E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësisht trillimeve, vizat do të hiqen

23/12/2009  Partia Demokratike
Partia Demokratike ka deklaruar se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe bashkëpunëtorët e tij, pasi i kanë kërkuar Brukselit në mënyrë të përsëritur mosheqjen e vizave për Shqipërinë e shqiptarët, shpifin e trillojnë çdo ditë për qeverinë. “PD-ja u deklaron këtyre bllokmenëve, që kanë uzurpuar pa asnjë meritë kreun e PS-së, se gëzimi i tyre do të jetë shumë i përkohshëm dhe se, pavarësisht shpifjeve e trillimeve të tyre, premtimi i mazhorancës do të bëhet realitet, ashtu siç është deklaruar, ndërsa ju do t’u mbetet shpirti i zi i paraardhësve tuaj biologjikë e historikë, të cilin e manifestoni çdo ditë”, - tha zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Ajo tha se PD-ja dhe mazhoranca aktuale gjatë fushatës elektorale u premtuan shqiptarëve në mënyrë të përsëritur se vizat do të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati dhe qeveria po përmbush detyrimet për heqjen e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›