Debat i ashpër pozitë-opozitë për kartat e identitetit, prova e zgjedhjeve të ndershme

Leskaj-Patozi replikojnë për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime
Procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike ka qenë pjesë e debatit të ashpër opozitë- mazhorancë. Nga ana e saj, opozita ka ripërsëritur qëndrimin e saj në lidhje me rrezikshmërinë e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, si dhe pajisjen me karta falas për familjet e varfra. Ndërsa mazhoranca, ka reaguar nëpërmjet kryetarit të grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, i cili ka bërë përgjegjës kryetarin e PS, Edi Rama që sipas tij po e kthen problemin personal në një problem kombëtar. Kryetarja e grupit parlamentar kuvendor socialist Valentina Leskaj, gjatë seancës së djeshme parlamentare pasi ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e ka vënë theksin tek zgjedhjet, të cilat sipas saj janë në rrezik. Gjatë fjalës së saj, Leskaj ka deklaruar se shteg për këtë rrezik lë pajisja e qytetarëve me karta identiteti, proces që sipas saj po shkon drejt dështimit. Leskaj ka theksuar faktin se çështja e kartave mbetet vija ndarëse që tregon vijën ndarëse mes vullnetit të qeverisë për të bërë zgjedhje të lira. Sipas saj, zgjedhjet janë në rrezik pa karta identiteti dhe mbetet e hapur çështja nëse kjo qeveri ka vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme apo jo. Fakti që njerëzit e varfër nuk i marrin dot kartat është privim nga e drejta për të votuar, një e drejtë kushtetuese. Problemi i madh është pagesa e kartës, bota ka kohë që e ka hequr taksën e votës, por Shqipëria po e vendos këtë gjë. Ju thoni se keni bërë ulje për pensionistët, studentët, por për tu diskutuar mbetet çështja e rimbursimit, tha Leskaj. Ndër të tjera Leskaj deklaroi se standardet do të vendosen në provë në 28 qershor, por theksoi se qeveria ka në dorë realizimin apo refuzimin e këtyre standardeve. Por nga ana tjetër ka qenë kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, ai që ka kundërshtuar deklaratat e Leskaj. Gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme parlamentare, Patozi ka akuzuar kryetarin e PS, Rama i cili sipas tij po e kthen një problem personal, në një problem kombëtar. Unë kam dëgjuar ankimin e kreut të PS. Është fatkeqësi kur një kryetar partie hallin e tij kërkon ta kthejë në një problem për gjithë Shqipërinë. Vetëm një kryetar i papërgjegjshëm mund ta çojë partinë me vajtim në zgjedhje, vetëm një kryetar i papërgjegjshëm e shndërron një problem personal, në problem për të gjithë vendin, ka pohuar Patozi. Ndër të tjera, duke vazhduar akuzat e tij ndaj kreut të opozitës, deputeti Patozi ka kritikuar edhe qëndrimin e tij indiferent ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si dhe festimin e këtij anëtarësimi në mënyrë të ndarë. Kemi dëgjuar përrallën dhe legjendën e kartave të identiteti, i cili është mjerim i opozitës. Kemi dëgjuar edhe problemin me maternitetin e Beratit, i cili sipas opozitës ishte i barazvlefshëm me anëtarësimin në NATO. Kreu i saj, ishte i fundit që uroi hyrjen e Shqipërisë në NATO, me një xhelozi të ulët politike, kërkoi të festojë një ditë më përpara. Kontrasti mes dy festimeve, kontrasti që ekziston mes mazhorancës dhe opozitës, i cili po vajton për humbjen e tij për dy muajt e ardhshëm, jemi të vendosur për zgjedhjet të lira e të ndershme. Kryetari i PS, nuk arriti të prish dot festën, nuk mund ta ndal vullnetin e mijëra qytetarëve në sheshin Skënderbej dhe ne i përfaqësojmë ata më mirë se kushdo tjetër. Zoti i bekoftë ata që dinë të punojnë e të festojnë dhe zoti i ndjeftë ata që jo vetëm nuk dinë të festojnë, por vetëm të qajnë, ka theksuar Patozi. Duke e cilësuar proces të rëndësishëm anëtarësimin në NATO, Patozi theksoi se vendi ynë tashmë ndodhet përjetësisht përkrah vendeve më demokratike të botës.