Ndoka: “PD-ja po bën korrupsion dhe trafik kartash identiteti”
Kreu i PDK-së: “Njerëz të PD-së po shpërndajnë kuponë në këmbim të votave”. Ndoka: “Partitë politike duhet të mblidhen në tryezë të përbashkët për të shpëtuar zgjedhjet”
Shaban Sulçe
Alarmi për manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit me anë të kartave të identitetit është dhënë jo vetëm nga partitë e majta, por edhe nga ato të spektrit të djathtë. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka akuzuar Partinë Demokratike për korrupsion dhe trafik në shpërndarjen e kartave të identitetit. Sipas Ndokës, Partia Demokratike po blen kuponët e aplikimit për militantët e saj, ndërkohë që nga ana tjetër po pengon që të aplikojnë për karta identiteti shumë qytetarë, të cilët nuk janë votues dhe mbështetës të PD-së. Ndoka thekson se ajo që po ndodh është një strategji e qartë manipulimi nga ana e partisë në pushtet, ndërkohë që ai kërkoi më shumë transparencë për procesin e kartave të identitetit. “Ajo që realisht na shqetëson është se procesi nuk është transparent. Ne kemi informacione të sakta që PD-ja po manipulon qytetarët nëpërmjet pajisjes me kuponë pa pagesë dhe në këmbim të këtyre kuponëve tenton të manipulojë votat e tyre. Nga ana tjetër po pengohen dhe po lihen qëllimshëm jashtë procesit të pajisjes me karta qindra familje, të cilat nuk janë mbështetës apo votues të Partisë Demokratike. Kjo është një lloj strategjie, e cila ka efekte shumë negative dhe tendenca për manipulimin e zgjedhjeve ekziston. Pra kjo është frika që rritet çdo ditë, aq më tepër sa i afrohemi ditës së zgjedhjeve”, - u shpreh kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Tryeza
Kreu i PDK-së, i cili është edhe një prej tre drejtuesve kryesorë të koalicionit “Poli i lirisë”, u ka bërë apel partive politike që të mblidhen dhe të diskutojnë në një tryezë të përbashkët, për të gjetur zgjidhjen që shpëtojnë zgjedhjet e 28 qershorit nga dështimi. Ndoka tha se partitë duhet të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë, në mënyrë që të mos vihen në dyshim standardet e zgjedhjeve si dhe të mos shtyhen ato. Kreu i PDK-së tha se partitë duhet të angazhohen në mënyrë që procesi i aplikimit dhe pajisjes me karta të shtetasve pa pasaportë të vazhdojë normalisht dhe të përmbyllet me sukses para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.
Kartat
Kartat e identitetit prej kohësh janë kthyer në kërcënimin serioz për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Opozita ka denoncuar vazhdimisht paaftësinë e qeverisë për të pajisur shqiptarët pa pasaportë me karta identiteti, duke u mohuar atyre të drejtën për të votuar në këto zgjedhje. Nga ana tjetër nuk kanë qenë të pakta rastet, kur opozita ka denoncuar selektivitetin në këtë proces, ku mjaft militantëve dhe simpatizantëve të PD-së u janë shpërndarë falas kartat e identitetit dhe nga ana tjetër, votuesve që njihen si jo mbështetës të PD-së janë penguar qëllimshëm për të aplikuar dhe për t’u pajisur me karta identiteti.
3 Qershor 2009