E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Topallit, Letonia lobing për Shqipërinë në NATO

Letonia, vendi i parë që ratifikoi MSA-në Shqipëri-BE dhe i pari nga vendet baltike që njohu shtetin e ri të Kosovës, premton se do jetë një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në NATO. Këtë garanci mori kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe delegacioni parlamentar shqiptar gjatë vizitës zyrtare dyditore në Letoni, me ftesë të kryetarit të Parlamentit të Letonisë, Gundarz Daudze. “Forcat politike dhe opinioni publik janë në një zë në mbështetje të integrimit të vendit si në BE, ashtu edhe në NATO. Shqipëria është e vendosur të kapë këtë moment historik dhe t’i japë një shtysë të fuqishme cilësore ecurisë së saj. Të gjitha forcat politike në vend kanë rritur bashkëpunimin duke krijuar një sistem të qëndrueshëm politik dhe besoj se kjo klimë entuziaste do të ndjekë të gjitha reformat deri në zbatimin e plotë të tyre”, - u shpreh kryetarja Topalli. Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, kryetarja Topalli tha se Kosova e pavarur, e orientuar drejt integrimit euro-atlantik është zgjidhja më e drejtë dhe më e qëndrueshme, faktor paqeje e stabiliteti për Ballkanin e më gjerë.

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›