E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatarët, rimbursim të akcizës deri në 80% të vlerës së peshkut të shitur

Protestat e vazhdueshme të peshkatarëve kanë ndikuar në vendimmarrjen e qeverisë. Ditën e djeshme, peshkatarët e ardhur nga i gjithë vendi, takuar ministrin e Mjedisit Xhuveli si dhe protestuan para Kryeministrisë duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet. Qeveria vendosi kthimin e rimbursimit të akcizës, por me disa kushte. Ata do të përfitojnë deri në 80 për qind të vlerës së akcizës në bazë të vlerës së shitjes së peshkut, e cila duhet të faturohet me fatura të rregullta TVSH-je. Furnizimi me karburant і anijeve të peshkimit të bëhet vetëm nga persona juridikë, të pajisur me lejet përkatëse, në përputhje me ligjin. Rimbursimi і akcizës së karburantit u bëhet vetëm subjekteve, juridike dhe fizike, të peshkimit, të cilat janë të regjistruara në organet tatimore dhe e shesin prodhimin e tyre të shoqëruar me faturë tatimore me TVSH, janë të pajisura me licencë peshkimi si dhe paraqesin listë-pagesat e sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarit, shqiptarë dhe të huaj. Rimbursimi і akcizës bazohet në sasinë e gazoilit të konsumuar në orë, sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e përbashkët, në zbatim të këtij vendimi dhe në kohën faktike të qëndrimit në det të anijes, të kontrolluar në bazën e nisjes dhe të mbërritjes, të konfirmuar nga agjenti tatimor. Organi tatimor ku është і regjistruar subjekti і peshkimit, pasi verifikon rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës, kryen rimbursimin e akcizës drejtpërdrejt subjekteve të peshkimit. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave çel, për organin tatimor ku janë të regjistruar subjektet e peshkimit, çdo muaj, fondet për rimbursimin e akcizës së karburantit, të përdorur për anijet e peshkimit. Në rastet e përfitimit të rimbursimit të akcizës ose të konstatimit të përpjekjeve për të përfituar rimbursim, në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në këtë vendim, subjekti humbet të drejtën e përfitimit nga skema për 3 vjet. Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit do të përcaktojnë procedurën, mënyrën dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të paraqesë subjekti në mënyrë që për furnizimin me karburant të ketë dijeni Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe, më pas, të mund të bëhet rimbursimi. Këto ministri do të përcaktojnë edhe numrin minimal të punonjësve, që duhet të përfshihen në listë-pagesat e sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, të çdo subjekti, në varësi të karakteristikave specifike të llojit të mjetit lundrues dhe të procedurës së peshkimit si dhe normativat, teknike dhe teknologjike, të konsumit të karburantit për anijet e peshkimit, që do të përdoren për llogaritjen e sasisë mesatare së gazoilit të konsumuar për orë.

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›