E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Rritje pagash për Njësinë e Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme

Qeveria ka përcaktuar pozicionet dhe rritjen e pagave për strukturën e Njësisë së Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Ky vendim i Këshillit të Ministrave përcakton renditjen e kësaj njësie sipas kësaj hierarkie: pozicioni i drejtorit të Njësisë, i cili do të përfitojë një pagë të barasvlefshme me atë të drejtorit të Përgjithshëm në ministrinë e linjës. Gjithashtu ky vendim përcakton pozicionin e koordinatorit të kësaj njësie, që do të përfitojnë një pagë të barasvlefshme me pozicionin e “Përgjegjësit të Sektorit të Lartë” në ministrinë e linjës si dhe me atë të pozicionit të “koordinatorit” në ministritë e linjës. Në relacionin shoqërues të këtij projektvendimi argumentohet se meqenëse Njësia e Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është njësi e re dhe emërtesat e pozicioneve në përbërjen e saj janë emërtesa “atipike” është përgatitur projektvendimi, i cili propozon kategorizimin e këtyre pozicioneve për efekt page.

13 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›