E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Të nisin bisedimet

 

Partia Demokristiane i bën thirrje dy partive të mëdha që të nisin një proces bisedimesh dhe gjithëpërfshirëse në miratimin e kodit, pasi ai u rrëzua fillimisht nga presidenti Topi. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka përshëndeti rikthimin në parlament të Kodit nga ana e kreut të shtetit, teksa i bëri thirrje partive të mëdha për të qenë më të matura në këtë proces. “Partia Demokristiane vlerëson se tani që Kodi Zgjedhor rivjen në parlament për të bërë ndryshimet e kërkuara nga presidenti, PD e PS kanë rastin të rikthejnë dinjitetin e parlamentit dhe të procesit të ardhshëm elektoral, duke marrë në shqyrtim kërkesën e PDK dhe të disa partive të tjera parlamentare për hartimin e një Kodi të besueshëm, të drejtë, gjithëpërfshirës dhe konsensual”, u shpreh Ndoka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›