E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi takon simpatizantët e LZHK-së në lagjen “Ali Demi” në Tiranë



Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka vijuar takimet e tij elektorale në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Gjatë këtij takimi Shehi vuri theksin në reformën e thellë që duhet bërë në sistemin shëndetësor. Kreu i LZHK-së tha se pas 28 qershorit shërbimi shëndetësor do të jetë i prekshëm nga të gjithë. “Ne do të kthehemi te profilaksia e vjetër dhe do të ketë shërbim ambulator në të gjithë vendin, që njerëzit të mos paguajnë paratë për analiza të panevojshme. Më pas të mbërrijë te shërbimi final ospedal, ku dhe atje do t’i shërbejë libreza e shërbimit shëndetësor”, - theksoi Shehi në fjalën e tij.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›