MASH-i shpall Formularin A2, plotësimi deri më 9 korrik
Pas botimit nga gazeta “standard” të Formularit A2, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall zyrtarisht shpërndarjen e tij nëpër shkolla. Në të gjitha Drejtoritë Arsimore është shpërndarë Formulari A2 dhe maturantët do të kenë afat deri një ditë para provimeve me zgjedhje, deri në 9 korrik, për të plotësuar këtë formular. Edhe këtë vit maturantët do të zgjedhin 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave. Këshillohet që të gjithë maturantët të presin shpalljen e rezultateve të provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë, para se ta plotësojnë këtë formular, për të zgjedhur 10 programet e preferuara në bazë të pikëve të grumbulluara. Është e detyrueshme që të mbushen të 10 kutitë e preferencave, ndryshe formulari quhet i pavlefshëm. Nëse nuk keni 10 preferenca, kutitë mund t’i plotësoni me tre 0.