Nënshtetësia gjermane merret vetëm nëse dini historinë
Testimi me vlerë 25 euro nis në shtator
Për të marrë shtetësinë në Gjermani nuk do të jetë më e mjaftueshme gjuha
Gjermania “kopjon” sistemin anglez për dhënien e nënshtetësisë për emigrantët. Të gjithë emigrantët që synojnë nënshtetësinë gjermane, duhet të kalojnë një testim që do t’u bëhet nga qeveria gjermane. Të gjithë ata të interesuar që kërkojnë të marrin nënshtetësinë në Gjermani, nuk duhet të dinë vetëm gjuhën gjermane, por edhe historinë. Drejtoria e Migracionit në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, bëri të ditur se shumë shpejt, për të marrë shtetësinë në Gjermani, nuk do të jetë më e mjaftueshme gjuha, por u duhet dhënë përgjigje një sërë pyetjesh nga një test i ri kombëtar mbi historinë, kulturën dhe politikën gjermane.
Testimi
Me këtë lloj provimi që do të nisë në shtator, Gjermania vjen në një rrafsh me Britaninë e Madhe, e cila tashmë ka futur një test të posaçëm mbi shtetësinë që në vitin 2004. Në rrafsh kombëtar, bëhet fjalë për një "revolucion" të vogël, pasi një provim i tillë kërkohet vetëm nga dy lande nga 16, Baden-Vuertemberg dhe Asia.
Në vitin 2007, rreth 126 mijë emigrantë, përfshirë këtu edhe shqiptarë, morën shtetësinë gjermane dhe pikërisht falë këtij testimi të ri, nuk përjashtohet që në vitet e ardhme kjo shifër të njohë ulje. Kandidatët duhet t’u përgjigjen 33 pyetjeve të zgjedhura rastësisht nga një kompjuter nga 310 të tilla. Kandidatët do të kenë në dispozicion një orë për të përfunduar provimin, por mund që edhe të përgatiten.
Aktualisht, Baden-Vuertembergu, i cili ishte landi i parë gjerman në futjen e një testimi (më 1 janar 2006) parashikon një provim me gojë, gjatë të cilit kandidatit i bëhen 30 pyetje, ndërsa landi i Asias që nga marsi 2006 futi një testim me shkrim me 100 pyetje. Testimi do të bëhet i detyrueshëm për të 16 landet dhe do të kushtojë 25 euro.
Emigrantët
Ndërkohë që Shqipëria është një nga vendet me nivel të lartë të flukseve të emigrimit në botë, ku për gjatë më shumë se një dekade, rreth 30 për qind e popullsisë rezulton e larguar nga vendi. Sipas një studimi të realizuar nga IOM-i (International Organisation for Migration) dhe informacionet e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta lidhur me fenomenin e emigrimit në shoqërinë shqiptare, rezulton se rreth 1.093.000 emigrantë shqiptarë janë përqendruar kryesisht në Greqi, Itali, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Francë, Kanada, Zvicër, Austri, Vendet e Ulëta dhe Turqi.
Studimi i IOM-it tregon se pjesa më e madhe e shqiptarëve që dëshirojnë të emigrojnë, i përkasin moshës 20-24 vjeç dhe 15-17 vjeç. Të anketuarit që kanë shprehur dëshirën për t'u larguar nga Shqipëria, rreth 49 për qind e tyre, i përkasin moshës 20-24 vjeç dhe 42.7 për qind janë moshës 15-17 vjeç.