Putin konfirmohet kryeministër i Rusisë
Ish presidenti i Rusise Vladimir Putin prej dites se sotme do te ushtrojedetyrëne kryeministrit te vendit. Duma, dhoma e ulet e parlamentit rus ka aprovuar emrin e Vladimir Putin si kryeministër i vendit. Vetëm një dite pasi eshte propozuar nga presidenti i ri ne detyre Dimitri Medvedev, kryetari i partisë Rusia e Bashkuar ka marre votëbesimin nga Duma Ruse. Megjithese ka zbritur vetëm nje shkalle ne hierarkinë e pushtetit ne Kremlin Putin shihet ende si nje nder njerezit me te pushtetshëm ne Rusi. Dje gjate fjalimit te tij te fundit si president Putin u shpreh se vendi duhet te vazhdoje ne reformat e ndjekura gjate kohës se presidencës se tij. Tashme si kryetar i partise Rusia e Bashkuar Vladimir Putin ka maxhorancen me te madhe ne parlamentin Rus.