Ndotja nga industria e naftës, braktiset plazhi i Semanit
Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë rritur ndjeshëm frekuentimin e plazheve nga banorët e Qarkut të Fierit, rritur ndjeshëm frekuentimin e brigjeve të detit. Por, plazhi i Semanit, ndryshe nga sezoni i kaluar, kur priti një numër të madh pushuesish, rrezikon që të mos e ketë të njëjtin frekuentim këtë sezon, madje të mbetet krejt i braktisur për shkak të ndotjes nga mbetjet industriale.
Kryetari i Komunës Topojë të rrethit të Fierit, që ka nën administrim bregdetin e Semanit, i pafuqishëm për të ndërhyrë për të pastruar plazhin, aludon për një marrëveshje të fshehtë midis kompanisë "Albpetrol" dhe pronarëve të lokaleve e hoteleve në Vlorë. Sotir Zarka, kryetari i Komunës Topojë, thotë se "për të rritur numrin e pushuesve në brigjet e Vlorës, pronarët e lokaleve dhe hoteleve kanë lidhur marrëveshje me kompaninë ‘Albpetrol‘ që këtë vit nuk ka reshtur së ndoturi brigjet e Semanit".
Ndotja e brigjeve të Semanit ka qenë e vazhdueshme gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës së sivjetshme. "Në prag të çeljes së sezonit turistik, Semani është i ndotur me hidrokarbure. E gjithë kjo ndotje vjen nga sektori i Sheqishtës dhe i Marinzës, që varen prej ‘Albpetrolit‘. Kjo ndotje është e qëllimshme dhe duket si një marrëveshje e fshehtë mes pronarëve të Vlorës dhe kompanisë ‘Albpetrol‘, me qëllim që gjithë Fieri të shkojë në Vlorë. Vitin e kaluar në Seman kanë ardhur rreth 50 mijë pushues në ditë. Ka pasur pushues edhe nga Maqedonia dhe Kosova. Por, ndotja e sivjetshme më lë të dyshoj shumë, se si nuk paska e nuk dalka një përgjegjës për këtë punë. Si nuk paska një ligj që të ndërhyjë për të parandaluar këtë shkatërrim dhe ndotje skandaloze", thotë kryetari i Komunës së Topojës.
Kjo komunë, ndërhyri në verën e vitit 2008 në pastrimin e rërës së plazhit të Semanit, gjë që ndikoi në rritjen e numrit të pushuesve. Ndërsa këtë vit, fondet që ka në dispozicion komuna për këtë proces nuk mjaftojnë, madje nuk do të arrijnë as ta zbusin disi ndotjen.
Mbetjet hidrokarbure e kanë dëmtuar dhe po vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë bregdetin e Semanit. Lumi Seman, kolektori i Roskovecit, si dhe mjaft kanale që mbledhin mbetjet e zonave naftëmbajtëse derdhen në brigjet e detit.
Nga ana tjetër, prefekti i Fierit ka premtuar se falë një marrëveshjeje me Ministrinë e Mbrojtjes, në javën e parë të qershorit do të nis largimin e bunkerëve nga bregdeti i Semanit. Por kryekomunari ka pak shpresë se gjërat do të bëhen në kohë dhe thotë se bunkerët dhe hidrokarburet nuk do të lejojnë edhe këtë sezon që pushuesit të shkojnë në Seman.