Pastruan liqenin, pogradecarët presin të kenë më shumë turistë
Qyteti i Pogradecit pritet të ketë këtë verë një numër më të lartë pushuesish dhe vizitorësh të huaj. Ndryshe nga vitet e tjera, kur problemi kryesor për këtë qytet ka qenë ndotja e liqenit dhe derdhja e ujërave të zeza në të, këtë vit, me mbylljen e rrjetit të kanalizimeve është kryer edhe pastrimi i liqenit.
Kjo bëhet e ditur nga ana e nënkryetarit të bashkisë, Erjon Vesho, sipas të cilit është parashikuar që gjatë sezonit, 150 mijë turistë të zgjedhin pikërisht qytetin e Pogradecit për shkak të klimës së favorshme në stinën e verës.
Shtimi i lulishteve dhe gjelbërimit në të katër anët e qytetit ka bërë që me nisjen e vapës të shtohen që para sezonit vizitorët për shkak të shëtitoreve të shumta buzë liqenit dhe vendqëndrimeve të gjelbëruara që kanë krijuar edhe më shumë freski për pushuesit.
Vesho thotë se turistët këtë vit do të jenë më të shumtë në numër krahasuar me një vit më parë, për faktin se qyteti ka pësuar një sërë ndryshimesh në infrastrukturë, me zgjerimin e plazhit, pastrimin e ujit të liqenit, krijimin e lulishteve dhe mjediseve të gjelbra çlodhëse përgjatë bregut të liqenit dhe ndërtimin e një zone enkas për këmbësorët për shëtitjet tradicionale.
Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Pogradecit, shëtitoret dhe bulevardet kryesore janë rindërtuar me lulishte, shatërvanë dhe stola për pushuesit, por ai përmend si investimin kryesor atë për pastrimin e ujit të liqenit nga ujërat e zeza. "Është vënë tashmë në punë kolektori i ujërave të zeza dhe impianti i pastrimit, çka do të thotë se prej më shumë se gjashtë muajsh, ujërat e zeza nuk derdhen më në liqen, duke krijuar kështu vetëpastrimin e tij".
Zyrtari i bashkisë e mbështet pikërisht këtu shpresën për të pasur më shumë turistë në Pogradec këtë verë, edhe pse në kohë krize ekonomike.
"Nga të dhënat që disponojmë, në qytet pritet të vijnë 150 mijë vizitorë, një shifër më e lartë kjo se një vit më parë. E presim këtë shtim, pasi në të gjithë bregun e liqenit, që nga Tushemishti deri në Lin, përgjatë të paktën 33 kilometrave, është ndërhyrë për pastrimin e plazhit, ndërkohë që janë shtuar pesë kilometra më shumë në plazhin me rërë", thotë nënkryetari Erjon Vesho.
Sezoni turistik në Pogradec këtë vit pritet të çelet më shpejt nga vitet e tjera, edhe për shkak të përmirësimit të menjëhershëm të kushteve të motit dhe temperaturave të larta. Çelja e sezonit turistik, sipas Veshos, do të sjellë në qytetin e Pogradecit personalitete jo vetëm nga vendi, por figura të njohura të politikës ndërkombëtare.
Një sërë aktivitetesh janë parashikuar për hapjen zyrtare të sezonit ku do të promovohet tradita pogradecare, ndërkohë që pritet të jetë gati krahas kompletimit të shëtitores me aksesorë edhe vendosja e portës së madhe hyrëse që do të simbolizojë hyrjen në një qytet turistik të standardeve evropiane.