Plagoset me kallashnikov 25-vjeçari
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje pasdite në qytetin e Shijakut. Ilir Nurka, 25 vjeç ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar të krimit, një 31-vjeçar. Policia e Shijakut njoftoi se Nurka është plagosur me kallashnikov nga Markeljan Merko, i cili pas ngjarjes ka arritur të largohet me shpejtësi duke i shpëtuar prangosjes. Burimet policore bënë të ditur gjithashtu se të dy personat e përfshirë në konflikt njiheshin si përdorues droge dhe dyshohet se edhe ngjarja e djeshme ka lidhje me shitjen e drogës.