Plagoset me eksploziv Riza Malaj

08/04/2005 Flet i vëllai Agim Malaj: Eshtë jashtë rrezikut për jetën
Policia ofron helikopter për në Tiranë, familja e dërgon në Prishtinë
Plagoset dhe dëmtohet rëndë Riza Malaj nga një shpërthim eksplozivi, teksa gjuante peshk në lumin Valbonë, dje rreth orës 17.00 të pasdites. Malaj ka pasur në një makinë aty pranë dhe dy fëmijët e tij, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar gjë nga shpërthimi. Nga mjekimi fillestar që ka marrë i plagosuri në Bajram Curri, dyshohet se ai mund të humbasë duart, se ka dëmtime në gjoks dhe në sy. Pamundësia e një ndërhyrjeje në spitalin e qytetit të tij dhe problemet që Malaj ka me drejtësinë, ia kanë kushtëzuar udhëtimin drejt Tiranës. "Janë plagë të lehta dhe dëmtime që nuk rrezikojnë, ka pohuar Agimi, vëllai i 37-vjeçarit. Policia ka tentuar të dërgojë një helikopter në drejtim të Tropojës që të marrë të kërkuarin e plagosur, por përpjekja nuk është miratuar nga të afërmit, që kanë zgjedhur Prishtinën si vend për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndoshta arrestimi, si pasojë e ekzekutimit të një vendimi gjykate, nuk i ka bindur familjarët t’i thonë po policisë në ofertën e tyre për ndihmë.
Ndihma
Dinamiti ka shpërthyer në momentin kur Malaj po e ndizte për ta hedhur më pas në lumë. Afërsia dhe forca e madhe goditëse kanë shkaktuar plagë të rënda, por sërish Rizai është jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet në sy dhe në kokë ende nuk janë të konfirmuara nga specialistët përkatës, por pas ekzaminimit, ata pohojnë se riaftësimi shëndetësor është plotësisht i mundshëm dhe po punohet me intensitet për këtë gjë. Sapo ka ndodhur shpërthimi, një banor i Bujanit, që po ruante bagëtitë aty pranë ka lajmëruar menjëherë familjen. Vëllezërit e të afërmit e Rizait, kanë vajtur dhe kanë marrë të plagosurin dhe e kanë nisur drejt spitalit.
Vëllai
Agim Malaj, vëllai i Riza Malajt, ka folur mbrëmë për gazetën pas aksidentit të rëndë me eksploziv, që ka sjellë plagosjen. I vëllai ka pohuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të pasdites së djeshme. Sipas tij, Rizai ka dëmtime në gishtat e duarve, disa cifla e kanë goditur në gjoks dhe në fytyrë. Mjekët u kanë pohuar të afërmve se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën. Doktorë kosovarë kanë marrë përsipër të ndihmojnë Malajn. Së pari, ka pohuar i vëllai, do të shihet gjendja në spitalin e Prishtinës, e më pas do të jenë drejtuesit e spitalit që do të vendosin. Agimi thotë se, "ne kemi komunikuar me vëllanë dhe pas aksidentit, por ai nuk mundet të flasë lirshëm dhe dëgjon me vështirësi, pasi shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe eksplozivin e ka pasur në duar".
Gjykata e Tiranës e ka dënuar me pesë vjet burg për 28 nëntorin e vitit 2000
Akuzat e policisë mbi Riza Malajn
Akuzohet për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë, se ka qëlluar mbi ish-shefin e komisariatit Ylber Duraku, pjesëmarrës në mitingun e paligjshëm, kur u sulmua komisariati i Tropojës, më 28 nëntor 2000 dhe incidente të tjerë, por asnjëherë për plagosje, vrasje apo tentativa të veprave penale të kësaj natyre. Gjykata e Tiranës e ka dënuar afro dy javë më parë me pesë vjet burg për ngjarjen e 28 nëntorit.
Malaj
"Unë nuk kam qëlluar Ylber Durakun, e gjitha kjo është një lojë, një hakmarrje, një sajim i policisë, që kërkon të trazojë qytetin e Bajram Currit, rrethin e Tropojës. Për të bërë këtë, ata përdorin me qëllim emrin e Riza Malajt. Historia, tashmë dihet dhe këta e përsërisin gjithnjë". Kështu ka pohuar disa muaj më parë Riza Malaj, i akuzuar dhe i kërkuar nga policia si autori që ka qëlluar mbi shefin e komisariatit të Bajram Currit.
Shënjestër
Në muajt e fundit shënjestra e policisë ka qenë Riza Malaj, i kërkuar për ngjarjet e 28 nëntorit të vitit 2000, kandidat për komunën e Bujanit në zgjedhjet e 12 tetorit. Në shtëpinë e Rizait, alarmi është i pranishëm. I kërkuari qëndronte shumë herë i veshur me një uniformë ushtarake të forcave speciale amerikane. Përse kaq gati Riza? Dhe përgjigjja e tij është: Amerikanët thonë: Duhet të jesh i përgatitur për çdo të papritur. Unë, ka pohuar Malaj, nuk kam vrarë, nuk kam grabitur, nuk kam vjedhur dhe qenkam njeriu më i kërkuar nga policia. "Unë i them tropojanëve që të mos bëhen pre e politikës si deri tani, pasi në realitet Tropoja ka qenë gjithnjë djep i demokracisë dhe vatër e lirisë. Po ashtu do u kërkoj bashkëluftëtarëve të mi të UÇK-së, që në një moment të përshtatshëm, që me sa duket ka ardhur, të tregojnë të vërtetën, se çfarë ka ndodhur realisht në vitet ‘98 dhe ‘99-të. Dhe ata janë gati ta bëjnë këtë".
Provokimi
Unë e di ka deklaruar personi i shpallur në kërkim, se policia kërkon të më detyrojë të bëj diçka që se kam bërë kurrë herë tjetër, të qëlloj, të vras, e pastaj të thonë që Riza Malaj është kriminel. Për më tepër duan që në Tropojë të ketë vazhdimisht policë nga Tirana, e kjo jo më për inatin tim, por që të tensionohet situata. Në këtë duel mes policisë dhe Malajt, dy vjet më parë ai ka pohuar se nuk ka besim te drejtësia, pasi, ajo ka marrë vendim kundër tij me urdhra. "Do të dorëzohesha, por këtu s’ka as ministër rendi", ka thënë Malaj pak ditë pas largimit nga kjo detyrë të ish-ministrit Luan Rama.
Dy incidentet e 12 tetorit të 2003
Sipas policisë, më 12 tetor 2003, Riza Malaj, si kandidat për kryetar komune në Bujan të Tropojës, ka hyrë në Komisionin Qendror Vendor të Zgjedhjeve dhe ka nxjerrë jashtë anëtarët me dhunë. Malaj ka pranuar se ka hyrë në qendër, ka takuar përfaqësues të OSCE dhe vëzhgues të tjerë, të cilëve u ka njoftuar se po i vjedhin votat. Pastaj komisioni ka pezulluar punën. Tri ditë më pas, Malaj është bërë protagonist i një tjetër incidenti. Ka vajtur në Drejtorinë e Arsimit në Bajram Curri dhe, sipas policisë, është grindur me drejtoreshën. Ndërsa Malaj ka thënë se ka shkuar qetësisht te ajo, e cila sapo e ka parë ka njoftuar menjëherë policinë në telefon.
Kush është Riza Malaj
Riza Malaj ka lindur në Bujan më 14 maj të vitit ‘68. Në këtë fshat ka kryer shkollën fillore dhe 8-vjeçare. Në vitin '84 është arratisur jashtë vendit dhe ka shkuar në Nju-Jork, ku ka mbaruar edhe arsimin e mesëm. Deri në vitin '92 ka punuar kryesisht kamerier në lokale të ndryshme të Nju-Jorkut. Rikthehet në Shqipëri në vitin '92. Në vitin 2000 merr pjesë në mitingun e ish-kryeministrit Ilir Meta në Bajram Curri.